• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mitreski - Ageler: Kuvendi funksional dhe efikas është në interes të qytetarëve dhe shtetit

Mitreski - Ageler: Kuvendi funksional dhe efikas është në interes të qytetarëve dhe shtetit

Shkup, 8 shkurt 2024 (MIA) - Nevojitet dialog parlamentar ndërmjet deputetëve të shumicës parlamentare dhe opozitës, që është kryesor për punën efikase të Kuvendit, porositën në takimin e sotëm kryetari i Kuvendit Jovan Mitreski dhe ambasadorja e SHBA-së në vend, Angela Prajs Ageler.

Sipas Agelerit,  pavarësisht nëse në këtë periudhë parazgjedhore funksionon Qeveria teknike, është në interes të qytetarëve që institucionet të jenë efikase. Po  vjen një periudhë jashtëzakonisht e rëndësishme, prandaj me rëndësi është që proceset të zhvillohen në përputhje me dinamikën dhe procedurën e parashikuar. 

Kryetari Mitreski theksoi se Kuvendi në periudhën e ardhshme do të punojë intensivisht, obligim i tij është që propozimet që vijnë në Kuvend t'i procesuojë, pavarësisht nëse propozues është Qeveria ose grup deputetësh.  Ai theksoi se për herë të parë pas 16 vite po mbahen zgjedhjet e rregullta parlamentare, që do të thotë se Kuvendi do të punojë deri në fillimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet presidenciale, përkatësisht deri në fillim të prillit. Kjo lë, siç theksoi, hapësirë të mjaftueshme për të përfunduar procedurën për më shumë zgjidhje të rëndësishme ligjore.

 

Siç bëri të ditur pres shërbimi i Kuvendit, të dy bashkëbiseduesit iu referuan prioriteteve të Kuvendit në periudhën në vijim, përkatësisht deri në fillimin e fushatës zgjedhore.

 Ambasadorja Ageler e uroi kryetarin Mitreski për zgjedhjen në funksionin e ri dhe i dëshiroi ushtrim të suksesshëm të funksionit. Ajo theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut gjithmonë do të ketë mik dhe mbështetës të madh SHBA-në.

 Kryetari Mitreski falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA-ja ia jap vendit tonë si në aspektin e proceseve reformuese, ashtu edhe në rrugën tonë të integrimit evropian drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian. Ai theksoi se qytetarët e Maqedonisë e vlerësojnë veçanërisht partneritetin strategjik me SHBA-në, i cili është shtyllë për bashkëpunimin e fortë bilateral ndërmjet dy vendeve.

Foto: Kuvendi i RMV-së 

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR