• e diel, 08 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Miteva: Janë dhënë 28 vendime për ndalesë të përkohshme të punës, subjekte juridike kanë funksionuar pa licencë ose nuk i kanë plotësuar kushtet minimale teknike

Miteva: Janë dhënë 28 vendime për ndalesë të përkohshme të punës, subjekte juridike kanë funksionuar pa licencë ose nuk i kanë plotësuar kushtet minimale teknike

Shkup, 11 prill 2025 (MIA) -  Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT) pas tragjedisë me zjarrin në klubin "Puls" në Koçani, nga data 17 e muajit deri dje kanë kryer 297 kontrolle te subjektet hotelierike, disko-klube, restorante, kafe-bare, kabare, kafene dhe ka lëshuar 360 urdhërpagesa për kundërvajtje, 28 vendime për ndalim të përkohshëm të ushtrimit të veprimtarisë, 12 për largimin e parregullsive. Nga gjithsej 23 subjekte juridike me licencë aktive, te 17 janë konstatuar parregullsi në përmbushjen e kushteve minimale teknike, kumtoi në konferencën e sotme për shtyp, zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva. Inspektimet kishin të bënin me plotësimin e kushteve minimale teknike dhe dispozitave tjera të parashikuara në përputhje me Ligjin për veprimtarinë të hotelierisë.

"Janë lëshuar gjithsej 360 urdhërpagesa për kundërvajtje në vlerë të përgjithshme prej 3 milionë e 436 mijë denarë, 28 vendime për ndalim të përkohshëm të ushtrimit të veprimtarisë, të cilët kanë ushtruar veprimtari pa licencë ose pa i plotësuar kushtet minimale teknike dhe 112 vendime për largimin e parregullsive për shkeljet e konstatuara në përputhje me Ligjin për veprimtari të hotelierisë. Nga gjithsej 23 subjekte juridike me licencë aktive, tek 17 janë konstatuar parregullsi në pjesën e përmbushjes së kushteve minimale teknike. Në raportin e fundit që e kishim paraqitur për opinionin ishin 15, sot janë 17 dhe për të njëjtat është dorëzuar informacion në Ministrinë e Ekonomisë dhe të Punës", Miteva.

Siç kumtoi, te shtatë objekte janë janë larguar këto parregullsi dhe me kërkesë të subjekteve juridike është kryer kontroll shtesë dhe janë hartuar procesverbale kontrolluese ku organet kompetente kanë konstatuar se subjektet juridike, brenda afatit ligjor prej 30 ditësh, i kanë larguar këto parregullsi. Edhe këto informacione janë dërguar në Ministrinë e Ekonomisë dhe të Punës. Subjektet e tjera juridike që nuk kanë licencë aktive apo që kanë dorëzuar kërkesë në Ministrinë e Ekonomisë dhe të Punës dhe aktualisht nuk ushtrojnë veprimtari janë nën monitorim të vazhdueshëm dhe për to do të ndërmerren masa përkatëse në përputhje me ligjin. Miteva informoi se kontrolli është ende në vazhdim. Si Qeveri presim një raport të plotë dhe të detajuar nga të gjitha 9 sektorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut që janë përgjegjës në territorin e Maqedonisë, për këto 297 kontrolle të subjekteve juridike, i cili pritet të dorëzohet gjatë javës së ardhshme.

"Me këtë dëshirojmë të sigurojmë qytetarët tanë se kjo nuk është një masë e vetme apo një angazhim afatshkurtër. Forcimi i përgjegjësisë institucionale dhe rikthimi i besimit të opinionit mbeten prioritete tona afatgjata dhe do të vazhdojmë t’i qasemi çështjeve të tilla me përqendrim të shtuar, përkushtim dhe përgjegjësi. E kuptojmë interesimin e opinionit për këtë çështje dhe ju sigurojmë se do t’i ndajmë të gjitha informacionet e disponueshme dhe të verifikuara që i kemi në dispozicion", tha Miteva.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve zëdhënsja tha se janë lëshuar gjithsej 28 vendime për ndalim të përkohshëm të ushtrimit të veprimtarisë (të cilët kanë ushtruar veprimtari pa licencë ose pa i plotësuar kushtet minimale teknike) dhe 12 vendime për largimin e parregullsive. Te subjektet është konstatuar se nuk i plotësojnë kërkesat minimale teknike të përcaktuara me ligj dhe u ndalohej ushtrimi i veprimtarisë, ndërsa informacioni përmes procesverbalit i është dërguar për shqyrtim Ministrisë së Ekonomisë. Duke shpjeguar se për cilat parregullsi bëhet fjalë, ajo shtoi se subjektet e tjera juridike që kanë ushtruar veprimtari pa licencë ose që nuk i plotësonin kërkesat minimale teknike, aktualisht janë nën monitorim të vazhdueshëm dhe kanë ndalesë për kryerje të veprimtarisë, për çka është informuar edhe Ministria e Ekonomisë.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari që heton përgjegjësinë se përse disa objekte kanë funksionuar për një periudhë të caktuar pa licencë, Miteva shtoi se në këtë moment ISHT-ja po kryen kontroll me institucione të tjera për të përcaktuar gjendjen faktike.

"Unë jam sigurt se gjatë kontrollit dhe konstatimit të situatave të tilla që janë objekt i pyetjes suaj sot, do të inicohet një procedurë e duhur për të gjithë ata që duhet të përcaktohen dhe do të lëshohen urdhërpagesa specifike për ata që kanë punuar në kundërshtim me ligjin dhe do t'u ndalohet kryerja e veprimtarisë. Duhet të ketë përgjegjësi, prandaj them se kjo është një situatë që nuk është afatshkurtër, nuk po shkojmë me kontroll të njëanshëm, do të vazhdojmë", tha Miteva.

Në lidhje me të dhënat e paraqitura në konferencën për shtyp të ISHT-së më 7 mars të këtij viti, kur drejtori kumtoi se janë në përpunim 30 lëndë për parregullsi të konstatuara, ku janë përfshirë pothuajse të gjitha rrjetet e mëdha të supermarketeve, Miteva ka treguar se procesverbali duhet të kontrollohet dhe informacionet do t'i ndajë me opinionin. ls/

Foto:Qeveri

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR