• e premte, 11 tetor 2024

Misajllovski: Një pako e re ndihme për Ukrainën së shpejti në seancë qeveritare

Misajllovski: Një pako e re ndihme për Ukrainën së shpejti në seancë qeveritare

Shkup, 30 gusht 2024 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski sot konfirmoi se është përgatitur një pako e re e ndihmës për Ukrainën, e cila së shpejtë do të jetë në seancë qeveritare, që është obligim i vendit si anëtare e NATO-s.

"Ashtu është, ka një pako shtesë ndihme për Ukrainën. Shumë shpejt do të jetë në seancën e Qeverisë, ndonëse po pret që të gjithë ministrat të marrin certifikatat e sigurisë sepse disa nga këto informacione janë me karakter të besueshëm. Së shpejti do të bëhet e ditur se çfarë pajisje shtesë do të ofrohen. Por ajo pajisje është nga ajo e mëparshme që është dhënë, pjesë e asaj që ka mbetur për t'u dorëzuar", tha Misajllovski i pyetur për kërkesën e re të Ukrainës për ndihmë të pranuar në Samitin e NATO-s në Uashington, nëse është kjo është shqyrtuar me presidenten dhe komandanten supreme Gordana Siljanovska Davkova dhe me shefen e diplomacisë.

Misajllovski tha se është shumë e rëndësishme të bëhet vlerësimi i vlerës së ndihmës së dhuruar, gjë që nuk është bërë më parë.

"Por ajo që është shumë e rëndësishme për t'u bërë dhe nuk është bërë në vitet e kaluara është një vlerësim i plotë i asaj që është dhënë. Sepse sipas rregullores, ne duhet të ndajmë fonde për ndihmën për Ukrainën çdo vit, për faktin se jemi anëtare të NATO-s, por nuk kemi një vlerë të vlerësuar se sa kushton ajo që japim. Prandaj është e rëndësishme që në këtë periudhë të bëjmë një vlerësim të gjithë asaj që kemi dhënë si vend sepse në këtë moment jemi vendi i pestë që kontribuon me donacione dhe ndihma për Ukrainën dhe kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Është shumë e rëndësishme edhe për Ukrainën, por edhe për ne është e rëndësishme të tregojmë se jemi anëtare stabile e NATO-s", tha Misajllovski. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR