• e shtunë, 23 nëntor 2024

Misajllovski: Ndarja më e madhe e mjeteve financiare për mbrojtjen do të jetë një nga prioritetet e Qeverisë

Misajllovski: Ndarja më e madhe e mjeteve financiare për mbrojtjen do të jetë një nga prioritetet e Qeverisë

Bruksel, 18 tetor 2024 (MIA) - Një nga çështjet kryesore, për të cilat është biseduar në takimin dyditor të ministrave të mbrojtjes të NATO-s, që dje dhe sot po mbahet në Bruksel, ishin shpenzimet e mbrojtjes, deklaroi për MIA-n ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski pas përfundimit të takimit.

"Sa përqind do të ndajmë nga buxheti ynë është me të vërtetë çështje e rëndësishme për një vend të vogël si Maqedonia. E dini se buxheti ynë për (mbrojtjen) duhet vazhdimisht të rritet. Edhe pse jemi mbi dy për qind nga bruto prodhimi vendor, ne shikojmë se si ta risim buxhetin", theksoi Misajllovski.

Si pjesë e orvatjeve për përballje me sfidat e reja, vendet anëtare të NATO-s janë obliguar që shpenzimet për mbrojtje nga buxhetet e tyre të jenë më së paku dy për qind nga BPV-ja nacionale. Sipas të dhënave të NATO-s, vendi këtë vit për nevojat e mbrojtjes ka ndarë 263 milionë denarë, që paraqet 2,22 për qind të BPV-së, me çka e ka tejkaliuar qëllimin e projektuar, së bashku edhe me 23 anëtare tjera të Aleancës.

Sipas Misajllovskit, prioriet i Qeverisë në periudhën e ardhshme do të jetë që të kemi më shumë mjete për modernizim, por edhe për gjithçka që do të vendoset si qëllim dhe detyrim ngfa NATO.

"Na pet shumë punë, sepse vazhdimisht duhet të rinovohemi, vazhdimisht duhet t'i përcjellim të gjithë shembujt e modernizimit të tri dhe nismave të reja", shtoi Misajllovski.

Ai theksoi se në takim ka pasur mundësi që të bisedojë me kolegët e tij ministra për tema të ndryshme, si dhe për thellimin e bashkëpunimit me të gjithë partnerët tanë. 

"Do të tregojmë se edhe ne si vend anëtar jemi një nga konribuesit e mirë të ndihmës, por edhe në atë që do ta zhvillojmë për modernizim të vendit", potencoi ministri i Mbrojtjes.

Ai shtoi se megjithatë tema kryesore e takimeve të këtilla mbetet ndihma për Ukrainën, e gjithë ajo që po ndodh atje dhe sfidat me të cilat përballet vendi. Sipas Misajllovskit, në takimin e mbrëmshëm të Këshillit për bashkëpunim NATO-Ukrainë, ministrat kanë pasur mundësi nga dora e parë nga presidenti ukrainas Volodimir Zelenski të dëgjojnë se si është gjendja në terren, por edhe të bisedojnë për mbështetjen e fuqishme nga Aleanca dhe anëtaret e saj për vendin.

Misajllovski theksoi se kur bëhet fjalë për ndihmën për Ukrainën, ne jemi vendi i katërt për nga vëllimi i donacioneve për kokë banori, por tani është me rëndësi edhe çka do të jetë ajo që do të ndahet në periudhën e ardhshme. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR