Misajllovski: Mbi dy përqind e buxhetit për mbrojtje deri vitin e ardhshëm, në seancë të mbyllur Qeveria do të vendosë për pako të re për Ukrainën
- Ministria e Mbrojtjes i monitoron të gjitha sfidat ekzistuese të sigurisë, ndërsa si anëtare e NATO-s është e rëndësishme që të bashkëpunojmë me të gjithë partnerët tanë dhe të modernizojmë ushtrinë, për të cilën këtë vit do të ndahen më shumë se 2 për qind e buxhetit. Duke përmbushur aspiratën tonë shumëvjeçare për anëtarësim në BE, do të përmirësohet edhe siguria kolektive. Sot, në një seancë të mbyllur, qeveria do të vendosë edhe për pakon e re të ndihmës për Ukrainën.
Shkup, 5 nëntor 2024 (MIA) - Ministria e Mbrojtjes i monitoron të gjitha sfidat ekzistuese të sigurisë, ndërsa si anëtare e NATO-s është e rëndësishme që të bashkëpunojmë me të gjithë partnerët tanë dhe të modernizojmë ushtrinë, për të cilën këtë vit do të ndahen më shumë se 2 për qind e buxhetit. Duke përmbushur aspiratën tonë shumëvjeçare për anëtarësim në BE, do të përmirësohet edhe siguria kolektive. Sot, në një seancë të mbyllur, qeveria do të vendosë edhe për pakon e re të ndihmës për Ukrainën.
Këtë e deklaroi ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski në konferencën e nivelit të lartë, me rastin e përkujtimit të 75-vjetorit të formimit të Aleancës “NATO – 75 vjet unitet, bashkëpunim dhe mbrojtje kolektive: Sfida të sigurisë për Evropën”.
"Ne do të vazhdojmë të ndihmojmë, prandaj jemi miq. Kjo nuk është fundi i ndihmës, ne do të vazhdojmë edhe në periudhën e ardhshme, sigurisht çfarë mund të ndihmojmë, por ajo çfarë na duhet ne ta mbajmë. Si vendi i katërt kontribuues në NATO, ne duhet të vazhdojmë të ndihmojmë, por duhet të shikojmë të modernizojmë ushtrinë tonë. Është një nga detyrimet tona si vend anëtar i NATO-s, përkatësisht ta zhvillojmë grupin e batalionit të lehtë të këmbësorisë. Vitin e ardhshëm na presim shumë projekte, për të përfunduar kontrata të mëdha, si për shembull për mjetet e blinduara të lehta me SHBA-në. Ky është një nga projektet më të mira për të cilin duhet të ndahen mjete serioze nga buxheti. Këto janë automjete XHLTV dhe strajkerët, disa prej të cilave kanë mbërritur ndërsa vitin e ardhshëm do të mbërrijnë të gjitha, dhe do të jenë një kontribut i madh për ushtrinë. Gjithashtu, kemi edhe disa kontrata për mbrojtjen kundërajrore, për haubica që do të ndihmojnë në modernizimin e ushtrisë. Kjo është shumë e rëndësishme sepse ne kemi një detyrim ndaj NATO-s si vend anëtar që të arrijmë synimet cilësore por edhe sasiore që na janë caktuar vazhdimisht t'i plotësojmë. Por, e gjithë kjo është e lidhur me buxhetin, më vjen mirë që për vitin e ardhshëm buxheti do të jetë mbi 2 për qind, që është shumë e rëndësshme për mbrojtjen", tha Misajllovski.
Ai theksoi se këto janë investime serioze në pjesën e modernizimit, por edhe në fushën e përmirësimit të burimeve njerëzore dhe shprehu kënaqësinë që për herë të parë po paguhen të gjitha detyrimet nga Marrëveshja Kolektive që të përmirësohet ushtria, një nga institucionet që, thotë, gëzon reputacionin më të lartë në vend.
Ambasadorja gjermane Petra Dreksler theksoi se ajo që e bën të fortë Aleancën është uniteti dhe për këtë dëshmojnë sukseset që kemi arritur. Në kontekstin e luftës në Ukrainë, e cila tronditi të gjithë, theksoi se kjo është edhe një provë e solidaritetit të Aleancës.
“Ne jemi të vetëdijshëm se kjo nuk është vetëm një luftë kundër Ukrainës, por një provë e solidaritetit, miqësisë dhe besimit tonë. Besimi është një nga elementët më të rëndësishëm që kemi dhe duhet ta ruajmë brenda unitetit tonë. A e minon besimin mbajtja e Ballkanit Perëndimor jashtë BE-së, kjo është ajo ku ne si anëtarë të BE-së dhe anëtarë të Aleancës së NATO-s po fokusohemi, domethënë në ndërtimin e besimit, ruajtjen e besimit mes nesh dhe sigurimin e përpjekjeve për të minuar aleancën tonë duke krijuar mosbesim që të mos kenë sukses", thotë ambasadorja Dreksler.
Profesori Joanis Armakolas dhe drejtori i ELIAMEP, ndër të tjera e theksoi rëndësinë e besimit nga rajoni ndaj BE-së. Në të kaluarën, thotë ai, ka pasur më shumë besim nga ana e shoqërive të BP në BE, besim që ka rënë dhe ka rënë në 20 vitet e fundit, dhe ka, thotë shumë aktorë që kanë politika autonome që janë në kontrast me ato perëndimore. Sipas tij, duhet një kohezion i caktuar që më parë mendohej se do të na jepej, por që nuk ka më baza të tilla.
Në kontekstin e situatës së sigurisë, ministri Misajllovski theksoi se ajo është stabile dhe në nivelin më të lartë, por duhet të jemi gjithmonë të përgatitur për rrezikun e strukturave radikale, si dhe për valët e mundshme migratore nga ngjarjet në Lindjen e Afërt. Në këtë kontekst, tha, është i rëndësishëm shkëmbimi i informacioneve të sigurisë dhe inteligjencës me partnerët e NATO-s.
Në këtë ngjarje u theksua edhe rëndësia e zgjedhjeve që zhvillohen sot në SHBA, një nga vendet më të rëndësishme të NATO-s, dhe fakti se kohezioni dhe gatishmëria e NATO-s nuk mund të ruhet pa SHBA-në. Kjo është arsyeja pse rezultati i zgjedhjeve në SHBA do të jetë i rëndësishëm dhe do të ndikojë në të ardhmen e NATO-s si organizatë. Kushdo që do të hyjë në Shtëpinë e Bardhë në vitet në vijim, duhet të jetë i vetëdijshëm për këtë përgjegjësi jo vetëm për vendin, por edhe për Evropën dhe për aleatët në NATO.
Në konferencën video fjalim mbajti ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ndërsa morën pjesë edhe zyrtarë të lartë shtetëror, përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, ekspertë në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare nga vendi si dhe nga rajoni.
Konferenca e nivelit të lartë, me rastin e 75-vjetorit të formimit të Aleancës "NATO - 75 vjet unitet, bashkëpunim dhe mbrojtje kolektive: Sfidat e sigurisë për Evropën" organizohet nga Fondacioni Konrad Adenauer në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, dhe me mbështetjen e fondacionit simotër nga Brukseli, Qendra për Studime Evropiane, Vilfred Martens. ls/
Foto: MIA