• e mërkurë, 07 gusht 2024

Miratohet kërkesa e Koalicionit VLEN për interpretim autentik të ligjit për lojërat e fatit

Miratohet kërkesa e Koalicionit VLEN për interpretim autentik të ligjit për lojërat e fatit

Shkup, 6 gusht 2024 

Halil Snopçe - Deputet i Koalicionit VLEN: 

"Sot, Komisioni Statutor-Ligjvënës konstatoi se kërkesa e grupit parlamentar të Koalicionit VLEN për interpretim autentik të ligjit për lojërat e fatit është e arsyeshme. Njëzëri, nga ana e të gjithë deputetëve të pranishëm u verifikua mendimi i Ministrisë së Financave që kishte konstatuar arsyeshmërinë e kërkesës sonë.

Me këtë u vërtetua dyshimi ynë se janë bërë abuzime nga ana e lotarisë me dhënie të licencave në mënyrë joligjore. Për këtë normalisht, ato që kanë dhënë firmat e tyre për dhënien e licencave duhet të përgjigjen.  Kjo së shpejti do të konfirmohet edhe nga ana e Kuvendit, me çka do plotësohen kushtet për mbylljen e lojërave të fatit online."

________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR