• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ministrja Trençevska për vizitë në Kryqin e Kuq të Strugës

Ministrja Trençevska për vizitë në Kryqin e Kuq të Strugës

 Strugë, 27 shtator 2023 (MIA) - Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska sot në Strugë do ta vizitojë institucionin i cili ofron ndihmë sociale dhe kujdes shtëpiak -  Kryqi i Kuq Strugë.

 Siç informojnë nga Ministria dikasteriale, shërbimi është i dedikuar për personat e moshuar - mbi 65 vjeç, si dhe për persona me një formë më të rëndë të aftësisë së kufizuar që nuk janë në gjendje të kujdesen për veten.

 Në ngjarje, përveç ministres Trençevska, fjalim do të mbajë edhe sekretarja e Kryqit të Kuq nga Struga, Adhurime Dauti.

 Në të njëjtën kohë, ministrja Trençevska do të vizitojë edhe një shfrytëzues të shërbimit të ndihmës dhe kujdesit në shtëpinë në Strugë që të informohet për përfitimet e shfrytëzuesve të shërbimit.

 Zhvillimi i këtij shërbimi social, si pjesë e zbatimit të reformës gjithëpërfshirëse sociale në vend, është financuar nga Projekti për përmirësimin e shërbimeve sociale që e zbaton Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, me mbështetje të Bankës Botërore.

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR