• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministrja Petrovska do ta hapë Forumin e parë mbrojtës 2023

Ministrja Petrovska do ta hapë Forumin e parë mbrojtës 2023

Shkup, 7 prill 2023 (MIA) - Në organizim të Ministrisë së Mbrojtjes, sot në Shkup fillon Forumi i parë mbrojtës 2023. Forumin do ta hapë ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përmes një lidhje me video-konferencë, si dhe ambasadorja e  SHBA-së në vend, Anxhela Ageler.

Si mbështetës së forumit, fjalime do të kenë drejtori i Fondacionit "Konrad Adenauer", Daniel Braun dhe kryetarja e Odës për sigurim privat të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Verica Mileska Stefanovska së bashku me profesorin universitar Marjan Gjurovski, kryetar i Komitetit MKD NATO 2030.

Siç është paralajmëruar, në forum priten mbi 200 të pranishëm, ndërsa do drejtohen edhe përfaqësues nga vendi, Gjermania, Belgjika, Sllovakia, Bullgaria, Kroacia, Bosnja e Hercegovina dhe vende të tjera.

Ky është një nga forumet mbrojtëse më të mëdhenjë në vend dhe planifikohet që të bëhet tradicional. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR