• e premte, 05 dhjetor 2025

Ministrja Janevska në hapjen e Olimpiadës së 29-të Ballkanike të Matematikës për të Rinj në Strugë

Ministrja Janevska në hapjen e Olimpiadës së 29-të Ballkanike të Matematikës për të Rinj në Strugë

Strugë, 25 qershor 2025 (MIA) - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, e hapi edicionin e 29-të junior ballkanik të matematikës që prej sot e deri më 28 qershor do të mbahet në Qendrën e kulturës "Vëllezërit Milaldinovi" në Strugë.  Ajo pjesëmarrësve u dëshiroi sukses, qëndrim të këndshëm, shumë miqësi të reja dhe sukses në zgjidhjen e detyrave.

"Ju jeni pasuria e vendeve të cilat i përfaqësoni. Tek ju mbështetet një e ardhme e mirë, ndërsa familjet dhe mësimdhënësit tuaj kanë meritë të madhe për këtë. Ne - institucionet dhe politikëbërësit jemi këtu, për të ofruar të gjithë mbështetjen e cila do të mundësojë realizimin e potencialit tuaj të plotë", tha Jaevska.

Në garë marrin pjesë nxënës të talentuar në matematik deri në moshën 15,5 vjeç nga vendet e Evropës Juglindore, ndërsa konform rregullave të Organizatës Ndërkombëtare të Matematikës të Evropës Juglindore, lejohet pjesëmarrja e përfaqësuesve kombëtarë mysafirë edhe nga vende të tjera të cilat nuk janë anëtare të kësaj organizate.

Olimpiada Ballkanike e Matematikës për të Rinj në Maqedoni organizohet për herë të tretë, pasi më parë është mbajtur në vitet 2000 dhe 2014. Organizatori i garës, Unioni i Matematikanëve, për herë të parë këtë vit merr mbështetje financiare nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

fotо МASH

 

QËNDRONI TË LIDHUR