Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme mbërriti në vizitë të paparalajmëruar në Kiev
- Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena Berbok sot ka mbërritur në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, për një vizitë që nuk ishte paralajmëruar publikisht paraprakisht për arsye sigurie, njoftoi DPA.

Kiev, 1 prill 2025 (MIA) - Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena Berbok sot ka mbërritur në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, për një vizitë që nuk ishte paralajmëruar publikisht paraprakisht për arsye sigurie, njoftoi DPA.
"Ukraina është e gatshme të dakordojë menjëherë një marrëveshje armëpushimi", deklaroi Berbok.
"Ne duhet të japim garanci të qarta se qeveria e ardhshme gjermane do të vazhdojë me mbështetjen e saj të fortë për Ukrainën," shtoi ajo.
“Për shkak të ngecjes në negociatat mes SHBA-së dhe Rusisë, është e një rëndësie strategjike që ne, evropianët, të tregojmë se qëndrojmë pas Ukrainës pa “nëse” apo “por” dhe se tani më shumë se kurrë mbështesim Kievin”, tha shefja e diplomacisë gjermane në Kiev. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s