Ministrja e Financave në takim me drejtorët e DAP-it dhe Doganës
- Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska sot realizoi takim pune me drejtorët e sapoemëruar të Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Elena Petrova dhe të Drejtorisë Doganore, Boban Nikollovski.
- Post By Fami Bajrami
- 14:33, 2 korrik, 2024
Shkup, 2 korrik 2024 (MIA) - Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska sot realizoi takim pune me drejtorët e sapoemëruar të Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Elena Petrova dhe të Drejtorisë Doganore, Boban Nikollovski.
Në takim, siç informon Ministria e Financave, u konstatua se më e rëndësishme është ngritja e kapaciteteve institucionale, investimi në kapitalin njerëzor dhe dixhitalizimi i proceseve.
“Ky është takimi i parë që realizojmë me personat e parë të DAP-it dhe Doganës si institucione kryesore në arkëtimin e të ardhurave në Buxhet. Po vendosim bazat e punës dhe mënyrën e bashkëpunimit të ndërsjellë për t’i arkëtuar me efikasitet të ardhurat dhe për t’i menaxhuar me efikasitet paratë e qytetarëve”, theksoi ministrja e Financave, Dimitrieska-Koçoska. rq/bsh/
Foto: Ministria e Financave