• e martë, 24 dhjetor 2024

Ministri Ljutkov në konferencë për zhvillimin e turizmit kreativ - Bashkimi i të gjithë faktorëve

Ministri Ljutkov në konferencë për zhvillimin e turizmit kreativ - Bashkimi i të gjithë faktorëve

Shkup, 5 nëntor 2024 (MIA) - Në organizim të Skopje Design week 2024, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, sot në Shkup do të mbahet konferencë për zhvillimin e turizmit kreativ - Bashkimi i të gjithë faktorëve.

Konferenca, siç njoftuan organizatorët, është diskutimi i parë publik që synon të analizojë dhe ndriçojë segmentet që lidhen me bashkimin e kulturës dhe turizmit, e cila u krijua kohë më parë në resorin e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.

"Njëherit ajo ka për qëllim t'i bashkojë të gjithë faktorët të cilët me përvojat e tyre mund të kontribuojnë në drejtim të rritjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm në këtë temë", theksohet në kumtesë.

Është paralajmëruar edhe fjalim hyrës në konferencë i ministrit të Kulturës dhe Turizmit Zoran Ljutkov. Prania juaj është me vlerë të madhe për opinionin që sa më parë të njihet me parimet e reja të cilat do t'i bashkojnë sektorët e kulturës dhe turizmit për një pasqyrë më të mirë ekonomike dhe kulturologjike të shtetit.

Kjo konferencë me elementet e një panel diskutimi, ka për qëllim t'i afrojë sektorin e kulturës (më konkretisht industritë kreative) dhe sektorin e turizmit.

"Në këtë moment, këta dy sektorë mezi kanë pika kontakti dhe çdo lloj bashkëpunimi është krejtësisht i rastësishëm. Për të filluar me çdo lloj bashkëpunimi, është e nevojshme të njihen realisht këta sektorë dhe të zbulohen mundësitë dhe fushat e bashkëpunimit. Me fjalë të tjera, kjo është një përpjekje e shëndetshme për ta bërë atë të këndshme dhe të dobishme për të dyja palët. Skopje Design Week në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit, në emër të industrive kreative në Maqedoni", thuhet në kumtesën e organizatorëve.

Nga kjo konferencë pritet të dalin projekte ideore për bashkëpunim të mëtejshëm në fushën e kulturës dhe turizmit.

Paneli i parë do të jetë me temën "Operatorët kulturor shtytës të rritjes dhe zhvillimit ekonomik vendor - tërheqja e vizitorëve të huaj".

Paneli i dytë është me temën "Si t'i kuptojmë turistët që vijnë tek ne". sa/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR