• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministria e Mbrojtjes ka shpallur Konkurs për bursa të studentëve për drejtime kritike në Armatë

Ministria e Mbrojtjes ka shpallur Konkurs për bursa të studentëve për drejtime kritike në Armatë

 Shkup, 3 nëntor 2023 (MIA) - Ministria e Mbrojtjes sot shpalli Konkurs për bursa studentore për nevojat e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin akademik 2023/2024, me çka, theksojnë, edhe një herë është konfirmuar përkushtimi i mbrojtjes për të mbështetur studentët e Maqedonisë në fushat që janë drejtime kritike për Armatën.

Siç njofton Ministria e Mbrojtjes, në Konkursin, i cili zgjat 15 ditë nga sot, mund të aplikojnë studentë të rregullt nga fushat e theksuara në Konkurs, nga viti i parë deri në vitin e gjashtë të studimeve të cilët nuk janë përfitues të bursës nga institucionet e  tjera, ndërmarrje apo kompani.

Në konkurs theksohen këto drejtime: inxhinierë sistemesh për teknologji të informacionit, inxhinierë sistemesh për bazën e të dhënave, inxhinier të sigurisë së TI-së, mbështetje gjeohapësinore (dega departamenti i gjeodezisë ose planifikimit hapësinor), gjeodezi, inxhinieri gjeoteknike, sistem informacioni gjeografik, meteorologji, doktor të mjekësisë, Teknik RTG, konstruksion, motor dhe sisteme të avionëve (AMS), program studimor: inxhinieri prodhimi, instrumente, radarë dhe pajisje elektrike avionësh (IRE).

Bursa është në lartësi  të një përqindje të caktuar të pagës mesatare në shtet, pra arrin nga 30 për qind për studentët nga viti i parë, deri në 80 për qind për studentët nga viti i gjashtë i studimeve.

Pas përfundimit të studimeve, studentët do të jenë në marrëdhënie pune në Ministri për të paktën dyfishin e kohës që kanë marrë bursë nga Ministria dhe do të kenë mundësinë si pjesë e sistemit të mbrojtjes të zgjerojnë njohuritë e tyre dhe t'i përdorin ato në zhvillimin e mbrojtjes dhe Armatës së Maqedonisë së Veriut.

Studentët e interesuar mund të informohen për të gjitha detajet lidhur me Konkursin në linkun: https://mod.gov.mk/konkurs-za-stipendiranje-studenti-za-potrebite-na-armijata/ dhe të aplikojnë në Ministrinë e Mbrojtjes. qa/

Foto: Arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR