• e shtunë, 06 korrik 2024

Ministri ukrainas i Bujqësisë, Solski i dyshuar në një hetim antikorrupsion

Ministri ukrainas i Bujqësisë, Solski i dyshuar në një hetim antikorrupsion

 

Kiev, 23 prill 2024 (MIA) – Policia e Ukrainës kundër korrupsionit kumtoi se ministri i Bujqësisë, Mikolla Sollski, është i dyshuar në hetimin penal për blerje të paligjshme të tokës shtetërore me vlerë shtatë milionë dollarë.

Solski, i cili e mbikëqyrte prodhimin e grurit në Ukrainë gjatë luftës që nga marsi i vitit 2022, theksoi se nuk e kupton pse tani janë shfaqur akuzat të lidhura me ngjarjet nga vitit 2017 dhe 2018.

"Nuk pajtohen me akuzat", theksoi Solski.

Zyra kombëtare kundër korrupsionit e Ukrainës kumtoi se Solski e ka udhëhequr planin për të blerë tokë shtetërore me vlerë 291 milionë hryvnias (rreth 6,9 milionë euro).

Solski është ministri i parë në Qeverinë e presidentit Vollodimir Zelenski i cili dyshohet për një skandal korrupsioni.

Zelenski po përpiqet të zbatojë një normë të tolerancës zero për korrupsion, ndërsa vitin e kaluar e shkarkoi ministrin e tij të mbrojtjes për shkak të akuzave për pranim ryshfeti në lidhje me industrinë e mbrojtjes. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR