• e premte, 05 dhjetor 2025

Ministri Tripunovski për vizitë në qendrat blerëse të grurit në Rajonin e Pellagonisë

Ministri Tripunovski për vizitë në qendrat blerëse të grurit në Rajonin e Pellagonisë

Shkup, 12 korrik 2025 (MIA) - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski vizitoi disa pika grumbulluese dhe mullinj në rajonin e Pelagonisë me qëllim të inspektimit nëse po respektohet çmimi i përcaktuar për blerjen e grurit për kilogram.

Me atë rast, siç informojnë nga MBPEU, tek disa nga grumbulluesit janë konstatuar parregullsi për të cilat janë marrë masa përkatëse.

"Sipas deklarimeve të bujqve dhe grumbulluesve, cilësia e grurit këtë vit është dukshëm e mirë, gjë që paraqet një sinjal pozitiv për sektorin bujqësor. Për këtë arsye, ministri Tripunovski apeloi që të respektohen dispozitat e dakorduara, ndërsa çdo keqpërdorim do të sanksionohet nga Inspektorati Shtetëror i Bujqësisë", thuhet në kumtesën nga MBPEU.

Ministri theksoi se inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë janë të pranishëm çdo ditë në terren me qëllim parandalimin e mundshëm të keqpërdorimeve dhe sigurimin e transparencës në procesin e grumbullimit.

"Qëllimi i Ministrisë është që të vlerësohet puna e bujqve", theksoi ministri.

Ministri Tripunovski potencoi se ministria vazhdon me ndjekjen aktive të situatës dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për mbrojtjen e interesave të bujqve. ab/

Foto: MBPEU

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR