Ministri Mucunski merr pjesë në Segmentin e lartë të Këshillit për të drejtat e njeriut të KB-së
- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski sot do të qëndrojë në Gjenevë, ku së bashku me shefat tjerë të qeverive, ministrat e punëve të jashtme dhe përfaqësues të lartë, do të marrë pjesë në Segmentin e lartë të sesionit të 58-të të Këshillit për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutojnë për sfidat kyçe në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në botë, me theks të veçantë në fushat e ndjeshme, informojnë nga Ministria.
- Post By Sara Ademi
- 10:49, 24 shkurt, 2025

Shkup, 24 shkurt 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski sot do të qëndrojë në Gjenevë, ku së bashku me shefat tjerë të qeverive, ministrat e punëve të jashtme dhe përfaqësues të lartë, do të marrë pjesë në Segmentin e lartë të sesionit të 58-të të Këshillit për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutojnë për sfidat kyçe në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në botë, me theks të veçantë në fushat e ndjeshme, informojnë nga Ministria.
Ministri Mucunski do të realizojë takime dypalëshe me zyrtarë të lartë të Kombeve të Bashkuara, si dhe me shefat e delegacioneve të vendeve tjera.
Këto takime, theksojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, do të kahëzohen drejt përparimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përforcimit të pozitës së shtetit në proceset globale për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Fjalimi mund të ndiqet drejtpërdrejtë në linkun në vijim: https://webtv.un.org/en
sa/
Foto: MPJTJ