• e premte, 03 janar 2025

Ministri Misajllovski dhe gjenerali Lafçiski: Po tregojmë besim, sinergji që bashkarisht të vazhdojmë të punojmë me sukses

Ministri Misajllovski dhe gjenerali Lafçiski: Po tregojmë besim, sinergji që bashkarisht të vazhdojmë të punojmë me sukses

Shkup, 31 dhjetor 2024 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski së bashku me shefin e Shtatmadhorisë, gjeneral-majorin Sashko Lafçiski, sot në Ministrinë e Mbrojtjes në takimin para fundvitit me të punësuarit, kanë ndarë mirënjohje për pjesëtarët e pensionuar, oficerët dhe nënoficerët e Armatës për angazhimin e tyre profesional, arritjet dhe kontributin në reformat e Armatës. Në takimin, kumtuan nga MM-ja, solemnisht në gradën kolonel janë avancuar dy oficerë të Armatës.

Ministri Misajllovski iu falënderua të punësuarve në Ministri dhe Armatë për bashkëpunimin dhe përkushtimin e tyre në punë dhe i porositi se edhe vitin e ardhshëm do të vazhdojnë së bashku të punojnë për mbrojtje edhe më të mirë dhe Armatë më të fuqishme.

"Kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm gjatë gjashtë muajve të kaluara, tregojmë besim dhe sinergji që bashkarisht të vazhdojmë me sukses të punojmë edhe gjatë vitit të ardhshëm. Ju falënderoj të gjithë juve për tërë atë që keni bërë", tha ministri.

Gjenerali Lafçiski falënderoi pjesëtarët e pensionuar për shërbimin e tyre shumëvjeçar në ushtri dhe për faktin se, siç thuhet në kumtesë, “kanë bërë shumë dhe i hapën rrugë brezave të ardhshëm”. Ai i uroi pjesëtarët dhe punonjësit e Ministrisë dhe të Armatës për vitin e ri dhe festat e ardhshme dhe uroi që kohezioni në punë të vazhdojë edhe në vitin 2025.

Në takimin morën pjesë edhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Elfet Ismaili, zëvendësshefi i Shtatmadhorisë, gjeneralmajor Azim Nuredin, udhëheqësit në Ministri dhe shefat e seksioneve në Shtatmadhori. bsh/

Foto: MM

QËNDRONI TË LIDHUR