• e martë, 24 dhjetor 2024

Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës për vizitë në Athinë

Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës për vizitë në Athinë

Athinë, 6 prill 2023 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes, Oleksej Reznikov sot do të qëndrojë për vizitë në Athinë, kumtoi ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Panajopulos, duke folur dje në Parlamentin grek, njoftoi korrespondetja e MIA-s nga Athina.  

Panajotopulos tha se supozon se për vizitën mund të ketë diskutime, shumë spekulime, shumë analiza rreh asaj pse vjen, çka do të kërkojë, se ndoshta Greqia do të dërgojë aeroplanë luftarakë etj.

Megjithatë, theksoi se qëndrimi i Athinës që nga momenti i parë është "i qartë dhe i padyshimtë": e japin atë që mund ta japin dhe nuk japin asgjë që do t'i dëmtonte më tepër aftësitë me tyre personale mbrojtëse.

"Greqia nuk do të dërgojë “Leopard” 2A6 në Ukrainë. Ka dërguar disa BMP, duhet të dërgojë edhe disa. Ka dërguar municion të kalibrave të ndryshëm. Nëse kemi mundësi nga teprica, do të ndihmojmë, sepse që në momentin e parë thamë se ndihmojmë në çdo luftë kundër çdo revizionizmi", theksoi Panajiotopulos. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR