Minesota e eleminoi Feniksin në raundin e parë të plejofit në NBA
- Minesota sot herët në mëngjes e eleminoi Feniksin me rezultatin 122-116 si mysafir në ndeshjen e katërt të serisë së raundit të parë të plejofit në NBA.

Feniks, 29 prill 2024 (MIA) - Minesota sot herët në mëngjes e eleminoi Feniksin me rezultatin 122-116 si mysafir në ndeshjen e katërt të serisë së raundit të parë të plejofit në NBA.
Timbervullvs e mposhti Sansin me rezultat të përgjithshëm 4:0 dhe ka siguar vend në çerekfinale në garën për titullin e kampionit.
Lojtari më efikas në ndeshje ishte Devin Buker me 49 pikë, por kjo edhe nuk ishte mjaftueshëm që nikoqirët ta shmangin humbjen.
Kundërshtari i radhës i Minesotës do të jetë fituesi i ndeshjes Denver Nagets - Los Anxhelos Lejkers (rezultati në seri është 3-1 në favor të Nagets). ls/
Foto: EPA