• e hënë, 23 dhjetor 2024

Miliona njerëz në Meksikë, SHBA dhe Kanada presin eklipsin e plotë diellor

Miliona njerëz në Meksikë, SHBA dhe Kanada presin eklipsin e plotë diellor

Nju Jork, 8 prill 2024 (MIA) - Miliona njerëz sot do të kenë mundësi të shikojnë eklipsin e plotë diellor, parashikohet mot me re në veri të Meksikës, Teksas dhe pjesë të rajonit të Liqeneve të mëdha, raporton Bi-B-Si.

Eklipsi i plotë diellor do të ndodhë fillimisht në bregun perëndimor të Meksikës.

Hëna do të vendoset në mes të Diellit dhe Tokës, duke bllokuar një pjesë ose të gjithë dritën e tij dhe duke shkaktuar errësirën.

Ky fenomen do të lëvizë në verilindje përmes zonave me popullsi të dendur dhe disa qyteteve kryesore në të tre vendet.

Ky do të jetë eklipsi i parë në Amerikë që nga viti 2017, ndërsa mundësia e radhës për këtë fenomen do të jetë në vitin 2044.

Eklipsi diellor ndodh kur hëna, toka dhe dielli janë në një linjë të drejtë, duke përfshirë diellin në qendër. Nga kjo, dielli bllokohet pjesërisht ose plotësisht nga hëna për një periudhë disaminutëshe. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR