• e shtunë, 27 korrik 2024

Milej paralajmëroi se Trampi do të vizitojë Buenos Ajres

Milej paralajmëroi se Trampi do të vizitojë Buenos Ajres

Buenos Ajres, 23 nëntor 2023 (MIA) - Ish-presidenti amerikan Donald Tramp do ta vizitojë Buenos Ajres për t'u takuar me presidentin e sapozgjedhur argjentinas Havier Milej, njoftoi sot shërbimi për shtyp i shefit të shtetit argjentinas.

Por, nuk është cekur se kur do të vijë Trampi në Argjentinë.

Milej fitoi ne rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me rreth 56 për qind të votave, ndërsa kundërshtari i tij politik, ministri i Ekonomisë, Serxho Masa fitoi 44 për qind të votave.

Milej, i cili do të ndërmerr detyrën e presidentit më 10 dhjetor, premtoi shok-terapi ekonomike, duke përfshirë mbylljen e Bankës qendrore, largimin nga pezosi dhe uljen e shpenzimeve. si/bsh/  

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR