• e hënë, 23 dhjetor 2024

Micotakisi nuk do të marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare të Ciprasit dhe Zaevit

Micotakisi nuk do të marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare të Ciprasit dhe Zaevit

Athinë, 17 qershor 2024 (MIA) - Kryeministri nuk do të marrë pjesë në nismën konkrete, iu përgjigj shkurtimisht zëdhënësi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis, pyetjes së gazetarit në konferencën e sotme për shtyp nëse kryeministri grek Kiriakos Micotakis ka mundësi të marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare dyditore të organizuar nga "Instituti Aleksis Cipras" dhe "Fondacioni Zaev", njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Në lidhje me takimin e djeshëm të presidentes Siljanovska Davkova me kryeministrin e Greqisë Kiriakos Micotakis në margjinat e Samitit të paqes në Zvicër, zëdhënësi i qeverisë tha se "nuk mund të themi asgjë më shumë" dhe përsëriti edhe një herë qëndrimet greke në lidhje me vendin tonë.

"Shumë herë kemi përsëritur qëndrimet tona dhe nevojën që Maqedonia e Veriut të respektojë atë që është votuar dhe ratifikuar pavarësisht kundërshtimeve tona të shprehura kur kemi pasur rastin ta bëjmë këtë para votimit të Marrëveshjes së Prespës. Presim të shohim lëvizje të prekshme dhe jemi këtu për t'i komentuar ato", tha Marinakis.

Presidentja, dje në Fejsbuk publikoi se ka pasur takime për t'u njohur me kryeministrin e Greqisë, Kiriakos Micotakis dhe atë të Bullgarisë, Dimitar Glavçev.

"Mezi pres të angazhohem në diskutime produktive me ta për të mirën e vendeve tona dhe të rajonit. Duhet të bashkëpunojmë dhe të përmirësojmë marrëdhëniet mes fqinjëve", ka shkruar presidentja. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR