• e shtunë, 13 korrik 2024

Micotakisi dhe Erdogani janë pajtuar se është në interes të të dy vendeve të ruhet klima paqësore në marrëdhëniet dypalëshe

Micotakisi dhe Erdogani janë pajtuar se është në interes të të dy vendeve të ruhet klima paqësore në marrëdhëniet dypalëshe

Athinë, 11 korrik 2024 (MIA) - Dy liderët u pajtuan për interes të ndërsjellë nga ruajtja e klimës paqësore në marrëdhëniet dypalëshe, si dhe për intensifikimin e bashkëpunimit për arritjen e qëllimit për rritje të dyfisht të vëllimit të tregtisë dypalëshe, informuan nga kabineti i kryeministrit grek për takimin e Kirjakos Micotakis me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan në margjinat e Samitit të NATO-s në Uashington, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në takim, Micotakisi dhe Erdogani kanë biseduar për çështje me interes ndërkombëtar dhe rajonal me theksin në ngjarjet e fundit në Lindjen e Afërt dhe në Ukrainë, ndërsa i shqyrtuan edhe marrëdhëniet dypalëshe pas takimit të tyre në maj në Ankara. 

"Kryeministri foli edhe për çështjen qipriote, duke theksuar se 50 vjet pas tragjedisë nga viti 1974, Qiproja, vend-anëtar i BE-së, nuk mund të mbetet e ndarë dhe e përsëriti nevojën nga fillimi i sërishëm i bisedimeve për zgjidhjen e çështjes qipriote", informuan nga kabineti i Micotakis.

Paralelisht sipas informacioneve të njëjta, kryeministri grek e ka shprehur kënaqësinë e tij për bashkëpunimin me autoritetet turke në luftën kundër emigracionit të parregullt, ndërsa kanë biseduar edhe për takimin e tyre të ardhshëm në shtator në Nju-Jork, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së.

"Në margjinat e Samitit të NATO-s u takova me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Patëm mundësi të bëjmë kontroll të shkurtë në marrëdhëniet dypalëshe pas takimit tonë të fundit në maj të këtij viti në Ankara", shkroi Micotakis në platformën Iks. fc/

Fotografia: Kabineti i kryeministrit grek

QËNDRONI TË LIDHUR