• e martë, 26 nëntor 2024

Mickoski shumë shpesh i ndryshon qëndrimet, vlerësoi kryeministri Kovaçevski

Mickoski shumë shpesh i ndryshon qëndrimet, vlerësoi kryeministri Kovaçevski

Shkup, 12 prill 2023 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së nuk është deputet, ashtu që nuk është relevant të flasë për ndryshimet kushtetuese, ndërsa edhe shumë shpesh i ndryshon qëndrimet e tij, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Procedura për ndryshimet kushtetuese duhet të fillojë, vlerësoi Kovaçevski dhe ka shprehur bindje se Kuvendi ka kapacitet demokratik për këtë proces.

"Kryetari i VMRO-DPMNE-së nuk është deputet, ashtu që nuk është relevant të flasë për këtë çështje, ndërsa edhe shumë shpesh i ndryshon qëndrimet e tij. Në fillim thoshte se e përkrah Marrëveshjen me kryeministrin bullgar në atë kohë, pastaj se nuk e përkrah, pastaj me kryeministrin Petkov tha se përkrah ndryshime kushtetuese, pastaj tha se nuk përkrah, pastaj tha se nëse ndonjë dpeutet i tij voton për ndryshime kushtetuese, do të japë dorëheqje, pastaj u merrte deklarata me noter deputetëve se nuk do të votojnë, që pastaj të thotë se përkrahim ndryshime kushtetuese, por sipas modelit kroat, e pas tre ditëve sërish të thotë se nuk përkrah ndryshime kushtetuese", tha Kovaçevski.

Ai potencoi se tanimë janë publikuar anëtarët e Komisionit për përgatitje të amandamenteve, që do të bëhet edhe me ekspertët, të cilët duhet të jenë pjesë e këtij Komisioni.

Procesi do të fillojë dhe do të zhvillohet në Kuvend, tha kryeministri. bsh/

Foto: MIA Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR