• e martë, 24 dhjetor 2024

Mickoski: Shumë shpejt nga kjo foltore do të dëgjoni gjithçka që është bërë me shërbimet e sigurisë dhe do të turpëroheni

Mickoski: Shumë shpejt nga kjo foltore do të dëgjoni gjithçka që është bërë me shërbimet e sigurisë dhe do të turpëroheni

Shkup, 28 nëntor 2024 (MIA) – Shumë shpejt publiku do të dëgjojë çka është bërë me shërbimet e sigurisë gjatë kohës së mandatit të Qeverisë së kaluar, ndërsa LSDM-ja do të turpërohet dhe do të duhet të kërkojë falje, deklaroi kryeministri Hristian Mickoski në seancën e sotme të kuvendit për pyetje të deputetëve. 

“Ata që ju bëjnë pyetjet po ju çojnë thellë, shumë shpejt do të turpërohen, do ta dijë publiku. E mbani mend atë projektin ‘E vërteta për Maqedoninë’, do të shihni të pavërtetën e asaj që kanë bërë për përgjimin dhe do të turpëroheni dhe do të dilni të kërkoni falje, sepse në kushtet e regjimeve fashiste njerëzit drejtues të partive opozitare nuk vëzhgoheshin dhe përgjoheshin. Jam i bindur se një pjesë e udhëheqësisë së fundit të LSDM-së nuk e ka ditur, por një pjesë është bërë për keqpërdorime dhe agjendë personale, por kjo që ka ndodhur do t'ju tmerrojë, çfarë masash janë marrë, vëzhgim fizik dhe përdorim të metodave të kundërligjshme. Për këtë keni frikë”, tha kryeministri Mickoski, duke iu përgjigjur deputetit Trajçullevski, i cili pyeti se pse ka ndërhyrje partiake në të gjitha komisionet dhe organet e pavarura rregullatore dhe komisionet e shkallës së dytë, dhe po bëhet partizim brutal i këtyre organeve të pavarura.

Mickoski theksoi se e ndjek debatin e, siç thotë, mbetjeve të strukturave të UDBA-së dhe ato bolsheviste deri më sot për fat të keq janë të pranishme në strukturat spiune të sigurisë dhe theksoi se për këtë kanë frikë nga bashkimi i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare dhe Agjencisë së Zbulimit. 

Lidhur me emërimet e kuadrove nëpër institucione, kryetari i Qeverisë përkujtoi se para se të ndryshohej ligji në Kuvend, me të cilin dy komisionet e shkallës së dytë për procedurë administrative dhe mbikëqyrje inspektuese pozita e kryetarit të atij komisioni ishte kryetare e organizatës komunale të LSDM-së në Veles. 

“A duhet ta kishim lënë, Danica Çadievën, kjo është administrata profesionale që e imagjinoni, nuk do të punojmë kështu. Në Agjencinë për Komunikime Elektronike anëtar ka qenë kryetar i organizatës komunale të LSDM-së në Karposh, a duhet ta linim pa kualifikime dhe profesionalizëm]? Nëse mendoni se kjo është sjellje profesionale, nuk pajtohem dhe e keni gabim. Të gjitha këto institucione rezultuan me rreth 50 pozita më pak zyrtare. Të gjitha këto institucione që ju përmendni janë të zgjedhura nga Kuvendi, shumica prej tyre. Më lejoni t'ju kujtoj në vitin 2018 se si u zgjodhën anëtarët e Komisionit Rregullator Energjetik, në mënyrën më brutale me kërcënime, fillimisht në zyrën ku unë punoj, e më pas në Parlament. Kryetar i KRRE është Marko Bislimoski, propozim i LSDM-së, prokurori publik është Kocevski, ju e zgjodhët atë”, shtoi kryeministri Mickoski.

Ai theksoi se pikërisht për këtë sot prokurorët kur duhet të përballemi me krimin dhe korrupsionin nga e kaluara, siç thotë, kanë ose temperaturë të lartë ose kanë diarre ose kanë pagjumësi dhe vuajnë nga ankthi dhe nuk i nënshkruajnë urdhrat.

“Këta janë kuadro të juaja dhe nëse mendoni se është profesionalizim, mënyra se si duhet të punojmë, nuk pajtohem. Ne po i ndryshojmë gjërat, që qytetarët të shohin se mund të ishte bërë ndryshe, dhe shpjegova pse e përkrahëm Shekerinskën dhe lobuam që Maqedonia të përfaqësohet nga zëvendëssekretari i saj i përgjithshëm në NATO, merrni një shembull. Ju po bëni një pyetje që nuk ka logjikë, sidomos në një institucion që deri dje është trajtuar nga kryetari juaj i një organizate komunale. Nuk kam dëgjuar që ju e keni kontestuar Orce Simovin me profesionalizimin e tij, as këtu dhe as në një nga odat ekonomike ku është nënkryetar. Njeriu është profesor universitar, doktor i teknologjisë informative, edhe Angellka është diplomuar jashtë Maqedonisë, është profesioniste, nuk thatë se nuk i plotësojnë kushtet. Përkrahni njëherë diçka që është normale dhe ndryshe”, tha kryeministri Mickoski.

Sipas Trajçuleski, gjatë muajve të kaluar në Kuvend ishin dorëzuar dhe miratuar ligje në procedurë të shkurtër me të cilat bëhet sulm i drejtpërdrejt në sistemin juridik të shtetit, me të cilat, siç bëri të ditur, ndërpriten mandatet e anëtarëve të komisioneve shtetërore të shkallës së dytë dhe i organeve të pavarura rregullatore sipas fuqisë së ligjit edhe atë në procedurë të shkurtër. 

“Shembulli më i spikatur është emërimi i Orce Simov, kryetar i komisionit partiak për shoqëri informative, telekomunikacion dhe shërbime audiovizive të VMRO DPMNE-së dhe Angellka Dinevska, kryetare e unionit të grave të komitetit komunal të VMRO DPMNE-së në Manastir, si anëtarë të komisionit të Agjencisë për Komunikime Elektronike. Ky emërim është në kundërshtim me nenin 18 paragrafi 1 të Ligjit për komunikime elektronike”, tha Trajçuleski. fc/

Fotografia: Prinstkrin

QËNDRONI TË LIDHUR