• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski: Shën Cirili dhe Metodi janë shtylla e ekzistencës sonë, dërguan porosi universale për unitet, përkushtim dhe arsim

Mickoski: Shën Cirili dhe Metodi janë shtylla e ekzistencës sonë, dërguan porosi universale për unitet, përkushtim dhe arsim

Strugë, 24 maj 2024 (MIA) - Shën Cirili dhe Metodi janë shtylla e ekzistencës sonë. Para 1100 viteve dërguan porosinë universale të unitetit, përkushtimit dhe arsimit i cili ka fuqinë ta ndryshojë realitetin, porositi në paraqitjen e tij sot lideri i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski, gjatë tribunës "Shën Cirili dhe Metodi, Shtylla e Ekzistencës!"

Në tribunën, e cila u mbajt në Ohër, në organizim të VMRO-DPMNE-së, Mickoski shtoi se Vëllezërit e shenjtë Cirili dhe Metodi nuk janë vetëm iluministë sllavë, ata janë të barabartë me apostuj dhe janë shpallur mbrojtës të Evropës. 

"Kjo thjesht tregon punën e madhe që lanë pas, vepër që pas më shumë se një mijëvjeçari është ende e gjallë si kurrë më parë. Dhe vepër mbi themelet e së cilës lindën shenjtorët Klimenti dhe Naumi, fjala e Misirkovit, Pulevskit, Përliçevit, Konevskit. Ajo linjë maqedonase e veprës së përjetshme, përmes rrënjëve të së cilës lindi fjala dhe shkrimi maqedonas. Meritë për veprën e Shën Cirilit dhe Metodit është çdo fjalë e sotme e folur apo e shkruar, varg apo tekst në maqedonisht apo polonisht, serbisht apo rusisht, ukrainisht apo slloven, çekisht, kroatisht, bullgarisht apo në ndonjë gjuhë tjetër sllave", shtoi Mickoski. fc/

Fotografia: VMRO-DPMNE

QËNDRONI TË LIDHUR