Mickoski: Qytetarët e Maqedonisë janë të zhgënjyer nga BE-ja, por mbetet qëllimi ynë strategjik
- Ka frustrime dhe zhgënjime të mëdha te qytetarët e Maqedonisë nga Bashkimi Evropian, por kjo mbetet qëllimi ynë strategjik sepse më mirë për momentin, për ne si shtet, nuk ekziston", deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski në konferencë për shtyp.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 14:23, 8 dhjetor, 2024
Shkup, 8 dhjetor 2024 (MIA) - Ka frustrime dhe zhgënjime të mëdha te qytetarët e Maqedonisë nga Bashkimi Evropian, por kjo mbetet qëllimi ynë strategjik sepse më mirë për momentin, për ne si shtet, nuk ekziston", deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski në konferencë për shtyp.
Në pyetjen e gazetarëve ku shteti e sheh perspektivën ekonomike në botën e re globale dhe në një situatë në të cilën është bllokuar të hyjë në BE, Mickoski u përgjigj se "si një shtet i vogël do të kërkojmë interesin tonë" dhe se "përcaktimi ynë strategjik është të jemi anëtar i përkushtuar i Aleancës së NATO-s", ku, tha, jemi mjaft të përkushtuar në rolin tonë aktiv.
"Mbetemi të përkushtuar të punojmë, t'i zgjidhim detyrat e shtëpisë, reformave, ekonomisë - kjo është ajo në tël cilën kjo Qeveri mbetet e përkushtuar. Në politikën ndërkombëtare ekziston një rregull i pashkruar se të mëdhenjtë bëjnë atë që munden, ndërsa të vegjëlit atë që duhet. Do t'i ndjekim edhe nga afër, me kujdes dhe do të përpiqemi të parashikojmë hapat e ardhshëm në zhvillimin e ngjarjeve në nivel global. Kemi lidhjet tona edhe në Uashington, dhe në Bruksel dhe kudo që është e nevojshme. Marrim informacione, analizojmë dhe bëjmë lëvizje dhe të gjitha ato udhëhiqen ekskluzivisht nga një qëllim - interesi i qytetarëve të Maqedonisë", tha Mickoski në konferencën për shtyp.
Foto: Arkivi i MIA-s