• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski: Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së për ligjin për amnisti është i qartë

Mickoski: Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së për ligjin për amnisti është i qartë

Shkup, 2 nëntor 2023 (MIA) - Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së për ligjin për amnisti është i qartë. Pyetja është nëse ka mosmarrëveshje mes deputetëve të LSDM-së dhe kryesisë së partisë, deklaroi sot lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke komentuar mosvotimin e sotëm për nevojën e sjelljes së këtij ligji në Kuvend.

"Pasi ky ligj kaloi në procedurë qeveritare, ishte në seancën e qeverisë. Kjo do të thotë se Spasovski, Kovaçevski, Mariçiq, Petrovska, Gërkovska dhe pjesa tjetër e LSDM-së e kanë votuar në seancën e qeverisë, ndërsa deputetët tani thonë se nuk do ta votojnë. Ndoshta tani duhet të jetë çështja që të mos ketë keqkuptime mes deputetëve dhe kryesisë së LSDM-së, tha Mickoski.

Ligjit për amnisti që duhej të miratohet me procedurë të shkurtuar nuk mori mbështetje nga Kuvendi. "Kundër" votuan 66 deputetë, "pro" 17, ndërsa tre "abstenuan". ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR