• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski: Prioritet është përmirësimi i mbrojtjes shëndetësore dhe kthimi i dinjitetit të profesionit mjekësor

Mickoski: Prioritet është përmirësimi i mbrojtjes shëndetësore dhe kthimi i dinjitetit të profesionit mjekësor

Shkup, 4 nëntor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski së bashku me një ekip qeveritar ka zhvilluar takim me sindikatat e punëtorëve shëndetësorë, me të cilët ka biseduar për qëndrimin e mjekëve dhe personelit tjetër shëndetësor. Bëhej fjalë për nevojën e rritjes së pagave, por dhe rritjen e efektit, si dhe barazisë më të madhe në angazhimin e personelit shëndetësor, informoi shërbimi qeveritar për shtyp.

Qeveria, siç thonë nga atje, ka afirmuar përkushtimin e saj për respektimin e punës së mjekëve dhe të gjithë punëtorëve shëndetësorë, si dhe nevojën për përmirësimin e kushteve të punës dhe disponueshmërinë më të madhe të shërbimeve shëndetësore për qytetarët, të cilët kanë nevojë për kujdes mjekësor.

"Një nga fushat, e cila u trashëgua ku kushtet janë më të këqija është pikërisht shëndetësia, ku qytetarët patën vërejtje të shumta. Komponenti bazë për kthimin e dinjitetit të profesionit mjekësor është krijimi i kushteve për mjekë dhe personel të kënaqur shëndetësor dhe kjo do të jetë prioritet në këtë dialog, si dhe investimi paralel në objekte dhe pajisje shëndetësore", thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Në këtë drejtim, shtohet, realizimi i projektit për punësimin e 600 specializantëve dhe mjekëve të rinj, vazhdojnë investimet në spitalin e Shtipit, si dhe më shumë procese investuese në më shumë spitale nga kompleksi i klinikave "Nënë Tereza".

Nga Qeveria paralajmërojnë se dialogu me Sindikatën vazhdon edhe në periudhën e ardhshme. rq/bsh/

Foto: Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR