• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski: Pres fitore bindëse të Siljanovska Davkovën në raundin e parë me një avantazh prej më shumë se 100.000 vota

Mickoski: Pres fitore bindëse të Siljanovska Davkovën në raundin e parë me një avantazh prej më shumë se 100.000 vota

 Shkup, 3 mars 2024 (MIA) - Pres fitore bindëse në raundin e parë me më shumë se 100.000 vota epërsi në raport të të plasuarit të  dytë Stevo Pendarovski, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pas nënshkrimit për kandidaturën për presidente të  të shtetit Gordana Siljanovska-Davkova në Zyrën Rajonale të KSHZ-së në Komunën e Karposhit.

Mbledhja e nënshkrimeve të qytetarëve për Siljanoska Davkovën ka filluar në mëngjes në orën 08:00 dhe siç tha Mickoski, deri në orën 12:00, sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, janë mbledhur mbi 15.000 nënshkrime, ndërsa llogaritjet janë se deri në orën 14.00 janë mbledhur mbi 22.000.  Kjo, siç tha, është një tregues i fortë se qytetarët janë të vendosur për ndryshime. 

 Lidhur me kandidaturën e Stevço Jakimovskit nga GROM-i dhe Biljana Vankovskës nga e Majta, Mickoski thotë se roli i tyre është të përpiqen ta dobësojnë potencialin e Siljanovska-Davkovës.

"Këtë e kam komentuar që në fillim, sipas dinamikës së mbledhjes së nënshkrimeve për mbështetjen e tyre, nëse krahasohet me dinamikën e sotme me Siljanovska - Davkova, është e pakrahasueshme. Është i qartë roli i tyre, roli i tyre është të përpiqen ta dobësojnë potencialin e Siljanovska- - Davkovës. Ata nuk kanë kapacitet dhe potencial tjetër, por mendoj se pas rezultatit të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale do t'u bëhet e qartë se çfarë mund të presin dy javë më vonë, kur vetëm do të konfirmohet fitorja e Siljanovska-Davkovës", theksoi Mickoski. 

 Pyetja e vërtetë është, thotë Mickoski, se kë do të mbështesin këta kandidatë në raundin e dytë, sepse siç tha, është e qartë se në raundin e parë ata do të kenë vetëm një rol të estradës.

 Kandidatura e Siljanovska Davkovës është mbështetur edhe me nënshkrime të 30 deputetëve nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit.

Foto: MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR