Mickoski: Pres çfarëdo inxhinieringu në PE, nuk do të më habiste asgjë në kushte ku nuk kemi garanci
- Pres çfarëdo inxhinierie në Parlamentin Evropian (PE) dhe, do të isha shumë, shumë i kujdesshëm, sepse udhëhiqem nga maksima: mos dëgjo çfarë thonë, shiko çfarë bëjnë, tha kryeministri Hristijan Mickoski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve në konferencën e përbashkët për shtyp me komisaren evropiane Marta Kos.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 13:34, 1 korrik, 2025
Shkup, 1 korrik 2025 (MIA) - Pres çfarëdo inxhinierie në Parlamentin Evropian (PE) dhe, do të isha shumë, shumë i kujdesshëm, sepse udhëhiqem nga maksima: mos dëgjo çfarë thonë, shiko çfarë bëjnë, tha kryeministri Hristijan Mickoski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve në konferencën e përbashkët për shtyp me komisaren evropiane Marta Kos.
"Sa i përket versionit të Raportit që tani është para eurodeputetëve, mund të them se pres çfarëso inxhinierie. Asgjë nuk do të më habiste asgjë. Jam pak më i kujdesshëm kur bëhet fjalë për identitetin, gjithmonë. Po, është e vërtetë që e mbajmë me vete, thellë brenda nesh. Por duhet të pranoj se për më shumë se tre dekada kemi humbur një pjesë të madhe të identitetit tonë duke ndryshuar flamurin, duke ndryshuar emrin, disa herë duke ndryshuar Kushtetutën. Dhe në kushte kur nuk kemi asnjë garanci se ky do të jetë lëshimi i fundit i identitetit që duhet të bëjmë, do të isha shumë, shumë më i kujdesshëm, sepse udhëhiqem nga maksima, mos i dëgjo çfarë thonë, shiko çfarë bëjnë. Dhe ajo që bënë dhe po bëjnë disa nga eurodeputetët nga fqinji ynë lindor nuk ka të bëjë aspak me vlerat evropiane", potencoi Mickoski.
Ai nënvizoi se identiteti maqedonas janë edhe Goce Delçevi dhe Gruevi dhe Sandanski, diçka me të cilën thotë se nuk është i sigurt nëse do të pajtohet fqinji ynë lindor Bullgaria.
"Për mua, identiteti im nuk është vetëm kuzhina e mrekullueshme maqedonase, por edhe Goce Delçevi dhe Shapkarev, dhe Miladinovci dhe Kryengritja e Ilindenit dhe Damjan Gruevi dhe Jane Sandanski... Nuk e di nëse do ta ndajnë të njëjtin mendim edhe kolegët nga lindja, por këta janë njerëzit që janë pjesë e identitetit tonë, identitetit maqedonas", tha Mickoski kur u pyet për atë që po bëhet në planin diplomatik në përgjigje të amendamenteve më të diskutueshme nga eurodeputetët bullgarë në Raportin e vendit për gjuhën "moderne" (ose bashkëkohore) maqedonase që cenojnë identitetin, dhe i cili do të miratohet në Parlamentin Evropian në një seancë plenare të caktuar për më 8 korrik.
Foto: MIA