• e martë, 21 janar 2025

Mickoski: Pothuajse të gjitha bankat kanë pranuar të japin kredi për kompanitë nga huaja hungareze

Mickoski: Pothuajse të gjitha bankat kanë pranuar të japin kredi për kompanitë nga huaja hungareze

Ohër, 27 nëntor 2024 (MIA) - Pothuajse të gjitha bankat kanë pranuar t'i vënë në qarkullim paratë nga huaja hungareze, ndërsa me të cilat duhet të kreditohen kompanitë e Maqedonisë së Veriut, informoi sot nga Ohri kryeministri Hristijan Mickoski. Ai theksoi se kreditë për kompanitë do të jenë deri në dhjetë milionë euro edhe atë për investime. Pjesëmarrja minimale e investitorit është 20 për qind,  nga vetë projekti.

"Interesi do të jetë 1,95 për qind që do të marrin kompanitë, gjë që paraqet interes më të ulët në rajon dhe në Evropë, deri në tre vjet grejs periudhë, deri në 15 vjet afat shlyerjeje në varësi të kërkesave të kërkuesit të kredisë, ka kompani që duan afate më të shkurtra. Për këtë arsye e lamë atë të jetë fleksibël.  Ashtu që, të gjithë ata të cilët do të investojnë në mjete bazë për punë, do të përdorin sisteme prodhuese nga energjia e rinovueshme etj., do të jetë pjesë e këtij projekti",  deklaroi Mickoski. 

 I pyetur se si i komenton deklaratat e kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, për dhënien e kredive për ekonominë, Mickoski u përgjigj se ndonjëherë habitet nga deklaratat e opozitës.

 Ai edhe ka këshilluar liderin të opozitës, Filipçe, që sa më parë të pastrojë ekipet e tij këshilluese dhe siç tha Mickoski, "do të jetë shumë më mirë për shtetin, sepse do të kemi një opozitë vërtet konstruktive".

 I pyetur për koment për takimin e presidentes Gordana Siljanovska-Davkova me liderin e LSDM-së, Mickoski thotë se kjo duhet të jetë praktikë, sepse edhe ai kur u zgjodh kryetar i VMRO DPMNE-së, ka kërkuar takim me presidentin e atëhershëm Gjorge Ivanov dhe kryeministrin Zoran Zaev.

 Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR