• e diel, 22 dhjetor 2024

Mickoski: Pjesëmarrja masive përgjigje për bojkot të mundshëm të LSDM-së dhe BDI-së në rethin e dytë të zgjedhjeve

Mickoski: Pjesëmarrja masive përgjigje për bojkot të mundshëm të LSDM-së dhe BDI-së në rethin e dytë të zgjedhjeve

Ohër, 25 prill 2024 (MIA) - Përgjigje për bojkot të mundshëm  të LSDM-së dhe BDI-së në rrethin e dytë të zgjedhjeve është mobilizimi i qytetarëve dhe dalja masive. Nëse të dyja partitë vendosin të bojkotojnë, me këtë do të tregojnë papjekuri, përkatësisht se nuk janë parti shtetformues, por parti që udhëheqin interesat e atyre pak njerëve që drejtojnë. Këtë sot e theksoi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili ishte për vizitë në Ohër.

"Duhet të jeni dinjitoz edhe në humbje. Ndërsa dje VMRO-DPMNE, me rezultatet e rrethit të parë të zgjedhjeve e fitoi bindshëm koalicionin e plotë qeveritar. Këtu e kamë fjalën për dy kandidatët në pushtet - njëri është Stevo Pendarovski, i dyti është Bujar Osmani. Kur së bashku i mbledh janë rreth 300 mijë vota. VMRO-DPMNE vetëm, përkatësisht profesoresha Siljanoska ka 363 mijë vota, sipas shifrave të fundit që vijnë nga KSHZ-ja. Do të thotë VMRO-DPMNE ashtu siç u tha, ashtu bëri bashkë me popullin, e mposhti Qeverinë. Është e qartë se ka shumë ndjenja antiqeveritare. Ato në këtë mënyrë tregojnë se nuk janë parti shtetformuese, se udhëhiqen nga interesi personal. Dhe mendoj se qytetarët do ta kuptojnë më 8 maj gjatë rrethit të dytë dhe në zgjedhjet parlamentare, dhe do të arrijmë në shumicën në Parlament si opsion politik dhe koalicioni "Maqedonia juaj" e udhëhequr nga VMRO-DPMNE", theksoi ai.

Lideri i partisë e shfrytëzoi rastin për ta kujtuar opinionin maqedonas se dy herë në të kaluarën VMRO-DPMNE ka mundur të sillet në mënyrë të papjekur dhe të papërgjegjshme dhe të shantazhojë, edhe në vitin 2019 edhe në vitin 2004, por si parti mori pjesë në ato zgjedhje, luftoi deri në fund dhe ishte dinjitoze edhe në humbjen.

Njëkohësisht, ai u bëri thirrje qytetarëve masivisht, si asnjëherë më parë, të dalin në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe në rrethin e dytë të zgjedhje presidenciale, për të mos lejuar, siç tha, "tipin e politikanëve që janë pjesë e udhëheqësisë së LSDM-së dhe Ali Ahmeti, të shantazhojnë Maqedoninë, ndërsa vendi të zhytet në moçalen politike që ata duan ta imponojnë. ls/ 

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR