Mickoski pas vizitës në EBA: Pres që lajmin e parë të mirë ta publikojmë që nesër, i cili do të jetë administrativo-politik, ndërsa ekonomik deri në fund të vitit
- Vizita e Emiratëve të Bashkuara Arabe (EBA) ishte një sukses i jashtëzakonshëm dhe delegacioni i Maqedonisë u mirëprit në nivel të lartë në Abu Dabi. Vizita dhe biseda me presidentin dhe emirin kryesor të Emirateve të Bashkuara Arabe ka zgjatur 75 deri në 80 minuta në vend njëzet minuta, gjatë së cilës janë shkëmbyer mendime për tema gjeopolitike, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve parlamentare të Beti Stamenkoska-Trajkoska, të cilat iu referuan kësaj vizitë, mundësisë për investime të huaja. si dhe nëse do të ketë rritje të pagave dhe përmirësim të standardit jetësor të qytetarëve.

Shkup, 24 prill 2025 (MIA) - Vizita e Emiratëve të Bashkuara Arabe (EBA) ishte një sukses i jashtëzakonshëm dhe delegacioni i Maqedonisë u mirëprit në nivel të lartë në Abu Dabi. Vizita dhe biseda me presidentin dhe emirin kryesor të Emirateve të Bashkuara Arabe ka zgjatur 75 deri në 80 minuta në vend njëzet minuta, gjatë së cilës janë shkëmbyer mendime për tema gjeopolitike, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve parlamentare të Beti Stamenkoska-Trajkoska, të cilat iu referuan kësaj vizitë, mundësisë për investime të huaja. si dhe nëse do të ketë rritje të pagave dhe përmirësim të standardit jetësor të qytetarëve.
"Nga kjo vizitë do të ketë shumë lajme të mira. Prisja që do të ndodhin sot, ato lajme të mira. Por, për shkak të disa detajeve që duhet të koordinohen, pres që nesër të shpallet lajmi i parë i mirë, i cili do të jetë administrativo-politik, ndërsa lajmet tjera të mira që do të jetë ekonomike, pres që të ndodhë në fund të vitit, pasi të kemi një vizitë kthyese nga njerëz me shumë ndikim në botën e biznesit në Emiratet e Bashkuara Arabe", tha Mickoski.
Ai theksoi se delegacioni i Maqedonisë, i cili udhëhiqej nga ai, ka pasur takime edhe me përfaqësues të Odës Ekonomike në Dubai, me të cilët kanë biseduar për katër fusha: turizmi, energjia, ndërtimtaria dhe infrastruktura. Mickoski tha se është biseduar edhe për kthimin e linjës ajrore Shkup-Dubai nga kjo vjeshtë.
"Ajo për të cilën jam veçanërisht i kënaqur është që këtë vjeshtë do të kthehet linja e rregullt, e cila do të lidhë Shkupin me Dubain, dhe operatori "Flaj Dubai" tashmë ka nënshkruar marrëveshje me Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, e cila do të jetë e mrekullueshme për qytetarët e Maqedonisë, dhe tani jemi duke negociuar një linjë shtesë dhe nëse do të jetë sërish Dubai dhe Abu Dhabi-Ohër. Se a do të jetë përmes “Emerit” apo “Arabia” ende është duke u negociuar, diskutuar dhe me kënaqësi të madhe do të njoftoja një destinacion tjetër”, tha Mickoski.
Ai shtoi se delegacioni i Maqedonisë ka pasur takime edhe me kompani të mëdha, me të cilat kanë biseduar për investimet në ndërtimtari, pastaj qendrën e skijimit Kodra e Diellit, si dhe në sektorin energjetik për ndërtimin e termocentralit Çebren dhe Galishte.
Lidhur me pyetjen parlamentare të Stamenkoska-Trajkoska për standardin e jetesës dhe rritjen e pagave, Mickoski u përgjigj se pagat janë rritur për gati 10 për qind ose 9,6 për qind, siç tregojnë të dhënat statistikore, dhe paralajmëroi se nga 1 maji në terren do të jenë edhe inspektorët nga Inspektorati Shtetëror i Tregut në mënyrë që të parandalohet një tjetër rritje enorme e çmimeve të ushqimeve dhe pritet që edhe vetë shitësit me pakicë dhe supermarketet të kenë ndërgjegjësim më të madh.
Sa i përket rritjes së pagave në arsim, shëndetësi, si dhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ky premtim tashmë është realizuar dhe punonjësit në këto sektorë tashmë kanë paga më të larta krahasuar me vitin e kaluar. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s