• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski për partitë që dalin nga pushteti: Kemi marrëveshje parimore për paraqitje në zgjedhjet parlamentare, në bazë të së cilës do të funnksionojmë si qeveri e ardhshme

Mickoski për partitë që dalin nga pushteti: Kemi marrëveshje parimore për paraqitje në zgjedhjet parlamentare, në bazë të së cilës do të funnksionojmë si qeveri e ardhshme

Shkup, 27 mars 2024 (MIA) - Kemi marrëveshje të përbashkët parimore për paraqitje në zgjedhjet parlamentare dhe presim më tej, në bazë të kësaj marrëveshjeje, të funksionojmë si qeveri e ardhshme, tha sot kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke e komentuar kalimin e disa nga partnerët e deritanishëm qeveritarë në opozitë.

Ai përmendi se nuk mund në emër të tyre të thotë se pse kanë vedosur për hap të tillë, edhe pse, siç tha, do të donte që shkaku për këtë "të jetë programi zgjedhor i VMRO-DPMNE-së".

"Këtë pyetje duhet t'ua parashtorni atyre, nuk mund në emër të tyre të përgjigjem. Ne kemi marrëveshje parimore për paraqitje në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presim që në të ardhmen, në bazë të kësaj marrëveshjeje, të funksionojë qeveria e ardhshme. Rreth motivit dhe shkakut, do të doja të ishte programi i ynë zgjedhor", tha mes tjerash Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas takimit me udhëheqësinë në Odën eekonomike të Maqedonisë.

Sipas tij, koalicionimi i BDI-së me parti tjera politike, "do të jetë një manovër e pasuksesshme politike".

"BDI-ja duhet të japë përgjigje pse e bën këtë. Nëse më pyesni mua, mendoj se po tentopjnë të bëjnë manovër të hapësirës politike, me çka do të zbusin humbjen në zgjedhjet e ardhshme nga ana e opozitës së konsoliduar, thënë kushtimisht, shqiptare. Nuk mendoj se ky hap do të jetë i suksesshëm, duke marrë parasysh personat që iu bashkuan atij koaliconi, por koha dhe votuesit do të japin përgjigje për këto dilema", tha Mickoski. bsh/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR