• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mickoski për negociatat me Bullgarinë: Të presim që atje të bëhet një qeveri politike që të shohim nëse ekziston dëshirë për dialog

Mickoski për negociatat me Bullgarinë: Të presim që atje të bëhet një qeveri politike që të shohim nëse ekziston dëshirë për dialog

 Shkup, 11 shtator 2024 (MIA) - Tani është periudha kur absolutisht asgjë nuk mund të ndodhë në negociatat me Bullgarinë, theksoi sot kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, i cili iu përgjigj pyetjes për proceset e integrimeve evropiane dhe dialogun me Bullgarinë fqinje. Mickoski potencoi se opinioni është mjaft i njohur me qëndrimet e Qeverisë, por edhe me qëndrimet e tij personale dhe, siç thotë, "nuk do të komentoja asnjë hap më shumë, e as një hap më pak".

 "Tani është një periudhë kur absolutisht asgjë nuk mund të ndodhë në atë proces, sepse siç e dini kemi një periudhë kur në Bullgari do të ketë zgjedhje të reja të parakohshme parlamentare të shtatat me radhë, në tre vitet e fundit. Të presim që atje të bëhet një Qeveri politike, që të shohim nëse ka dëshirë për dialog. Ne jemi të gatshëm të bisedojmë, duam të bisedojmë dhe këtë ua përcjellim bashkëbiseduesve tanë,  që vijnë nga Brukseli. Ndryshe, sa i përket propozimeve tona, ato në opinion janë të, janë komentuar shumë herë deri më tani", deklaroi Mickoski.

 Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Mickoski mbrëmë në një intervistë televizive, duke folur për ndryshimet kushtetuese, ka apeluar që të ndalohet me bilateralizimin e procesit të integrimit evropian. Ka konfirmuar se më 19 shtator do të udhëtojë në një takim në Bruksel, ku do të bëhet e ditur propozimi i qeverisë për të cilin tashmë qartë po bisedohet. Mickoski thotë se nuk do të hyjnë naivisht në çfarëdo procese dhe lëshime, pa në këtë rast  të ketë një plan dhe garanci të qartë.

 "Ndërsa ai plan i qartë dhe garanci e qartë duhet të jetë një konfirmim që do të bazohet në një mesazh të qartë dhe arritje të qarta. Nuk mund  tashmë të hyjmë më në procese pa pasur një përfundim të parashikueshëm dhe prandaj jemi një partner konstruktiv në proces dhe themi të ulemi bashkë me qeverinë në Sofje dhe të bisedojmë dhe të shohim nëse kemi ndonjë propozim. Atë propozim ne qartë e bisedojmë,  ai propozim nuk është tani. Propozimi është logjik  për zbatim të shtyrë, t'i përfundojmë negociatat, pastaj të shohim atëherë se çfarë do të bëjmë, si do ta bëjmë, të shohim se çfarë me vendimet nga Strasburgu për komunitetin maqedonas nga Bullgaria, të shohim çfarë përfundimisht me identitetin maqedonas dhe gjuhën etj., prandaj  çfarë nëse i shikoni kapitujt 34 dhe 35 nuk janë... Kemi shumë çështje për të cilat duhet të diskutohet. Ne jemi të gatshëm, duam të diskutojmë dhe të gjejmë zgjidhje", tha mbrëmë kryeministri Mickoski.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR