• e premte, 05 dhjetor 2025

Mickoski: Nuk ka raste të mëdha penale sepse disa lakenj të paktë nuk lejojnë, edhe pse MPB i përpunoi me hollësi rreth dhjetë raste të korrupsionit të madh kur qeveri ishon LSD dhe BDI

Mickoski: Nuk ka raste të mëdha penale sepse disa lakenj të paktë nuk lejojnë, edhe pse MPB i përpunoi me hollësi rreth dhjetë raste të korrupsionit të madh kur qeveri ishon LSD dhe BDI

Demir Kapi, 1 tetor 2025 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski në tubimin e sotëm në Demir Kapi, i cili është në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale që po zhvillohet nën slloganin "Zgjedhja e vërtetë! Njeriu yt! vendi yt"! Për të ardhmen tënde!", foli për veprimet e kreut të LSDM-së opozitare, Venko Filipçe.

"Dhe më duhet të komentoj një deklaratë të kreut të LSDM-së. Ai tha se nuk kam të drejtë ta akuzoj LSDM-në dhe BDI-në për gjyqësinë dhe prokurorinë, sepse 15 muaj paskemi qenë Qeveri dhe nuk ka pasur ndonjë rast të madh penal. Prandaj ndjej nevojë t'i përgjigjem, nuk raste të mëdha penale vetëm për një arsye, dhe ajo është se pak nga lakenjtë e juaj që i keni në prokurori dhe gjyqësi, të cilët nuk lejojnë që paraqitje të këtilla të mëdha penale, edhe pse organet hetuese si MPB dhe kompetentët e tjerë përpunuan rreth dhjetëra raste të korrupsionit të lartë kur qeveri ishin LSD dhe BDI", nënvizoi Mickoski.

Tani, tha, me hidhërim lakenjtë e tyre së bashku me ta po luftojnë t'i obstruojnë hetimet e mbështetura me dëshmi.

"Por, kam një lajm të keq, zgjedhjet lokale do të përfundojnë dhe lakenjtë e juaj do të ndërrohen dhe do të vijnë gjykatës dhe prokurorë të vërtetë dhe do të përgjigjeni. Po ngushtohet laku dhe nuk ka ikje nga përgjegjëssia. Ndërsa të gjithë lakenjtë e juaj, mirë që janë pak, do të shkarkohen dhe do të përgjigjen për pengim të drejtësisë", theksoi Mickoski. ab/

Foto: VMRO-DPMNE

QËNDRONI TË LIDHUR