• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski nga Tetova: Kot rrahje gjoksi kur populli është i uritur dhe i pakënaqur, çfarë ka bërë BDI pas 20 vitesh në pushtet

Mickoski nga Tetova: Kot rrahje gjoksi kur populli është i uritur dhe i pakënaqur, çfarë ka bërë BDI pas 20 vitesh në pushtet

 Tetovë, 2 maj 2024 (MIA)  - Për badihava metaforë dhe rrahje gjoksi kur populli është i uritur dhe i pakënaqur, çfarë bëri BDI pas 20 vitesh në pushtet. Shikoni kushtet e jetesës në fshatrat e Tetovës, porositi kryetari i VMRO-DPMNE-së nga Tetova, në një tubim në kuadër të fushatës parlamentare "Maqedonia  sërish e jotja!". Ndryshimet në duart tuaja” VMRO-DPMNE dhe koalicioni.

Sipas Mickoskit,  tani shteti qeveriset nga njëqind njerëz që i kanë marrë institucionet dhe   vrazhdë i keqpërdorin, duke thënë se "sa më shumë flasin për të drejtat dhe për pozitën e shqiptarëve,  aq këta disa nga udhëheqësia  e BDI-së vjedhin". 

"Çdo të vërtetë që them ata e shtrembërojnë si sulm ndaj shqiptarëve. Unë jam i saktë dhe saktësisht kam kundër atyre që e  vjedhin popullin dhe nuk kam kundër asnjë populli.  Kam kundër atyre që plaçkitën Maqedoninë, ndërsa me këtë i  plaçkitën edhe maqedonasit dhe shqiptarët dhe turqit dhe serbët dhe romët dhe vllehët dhe gjithë të tjerët. Artani, Bujari dhe Talati janë në pushtet në Maqedoni sepse LSDM-ja zgjodhi të jetë izmeqar i këtyre të treve dhe në atë mënyrë ata e mbajnë pushtetin duke paguar një çmim të rëndë", theksoi Hristijan Mickoski nga Tetova.

Ai paralajmëroi  se pas fitores dhe formimit të qeverisë një përqindje e konsiderueshme e buxhetit do të shkojë për zhvillimin dhe zgjidhjen e projekteve infrastrukturore dhjetëvjeçare të Tetovës, Gostivarit, Kërçovës, Strugës, Dibrës dhe disa komunave të tjera nga Maqedonia perëndimore.

 Mickoski tha se populli është lodhur duke rrahur gjoksin dhe duke folur për të drejtat, ndërsa në realitet gjithçka  të reduktohet në vjedhje dhe tenderë. Realisht dhe me vepra të ndryshohet jeta e njerëzve dhe këtë  Qeveria e ardhshme e udhëhequr nga VMRO-DPMNE do ta bëjë.

Bartësja e listës Dafina Stojanoska nga Tetova theksoi se populli BDI-së dhe SDS-së i porosit se janë ngopur me krimin e tyre.

Foto: VMRO-DPMNE 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR