• e premte, 21 shkurt 2025

Mickoski nga Mynihu: Qasja drej BE-së është bërë një objektiv lëvizës, në vend të një sistemi meritash ka standarde të dyfishta dhe mosmarrëveshje dypalëshe

Mickoski nga Mynihu: Qasja  drej BE-së është bërë një objektiv lëvizës, në vend të një sistemi meritash ka standarde të dyfishta dhe mosmarrëveshje dypalëshe

Shkup, 16 shkurt 2025 (MIA) - Në ngjarjen e sotme në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih të destinuar për qasjen e Ballkanit drejt BE-së, kryeministri Hristijan Mickoski theksoi se rruga e Maqedonisë drejt BE-së ka filluar "shumë përpara se të fillojë procesi I integrimit evropian të Shqipërisë, madje edhe para Kroacisë, por për ne sistemi I meritave është një përrallë". 

“Për ne, përralla është bërë një objektiv lëvizës. Jemi viktima të bilateralizimit ose, më saktë, lëvizja jonë drejt BE-së është shumë komplekse. Në vend që ta sjellim Evropën në Ballkan, ne sollëm Ballkanin në Evropë. Fatkeqësisht, ka vende anëtare të BE-së që vijnë nga Ballkani që kanë sjellë mosmarrëveshje bilaterale me ta në Bruksel, në vend që të sjellin vlerat e Brukselit në Ballkan”, tha kryeministri Mickoski në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Siç informoi shërbimi për shtyp i qeverisë, kryeministri në fjalimin ka thënë se ndryshimi i emrit nuk ishte shembulli i vetëm i ndërhyrjes në punët e brendshme të një shteti sovran, por edhe ndryshimi i flamurit.

Synimi ynë është dhe mbetet të jemi, të bëhemi pjesë e BE-së, pa dyshim. Dëgjoj disa komente këtu se ka pasur një fjalim gjatë ditës së parë nga nënëspresidenti amerikan Vans dhe se ai fjalim nënkuptonte ndërhyrje të mëdha në punët e brendshme. Ndryshimi i emrit, ndryshimi i flamurit, ndryshimi i monedhës, cilat janë ato? A nuk janë ndërhyjnë në punët e brendshme. Sa kohë duhet të vuajmë nga standardet e dyfishta? Këtu nuk po flasim për një proces të bazuar në sistemin e meritave, po flasim për konteste bilaterale që nuk duhet të kenë asgjë të përbashkët me vlerat evropiane”, shtoi Mickoski.

Kryeministri theksoi se vendi ynë ka një politikë të jashtme dhe të mbrojtjes plotësisht të harmonizuar me BE-në dhe se jemi ndër pesë vendet donatore më të mëdha të Ukrainës për kokë banori, ndërsa gjithashtu e kemi përmbushur kushtin prej 2 për qind për shpenzimet e mbrojtjes në nivel vjetor.

"Ne jemi plotësisht të harmonizuar me kërkesat për politike të jashtme dhe të mbrojtjes. Më duhet të theksoj këtë çështje, kur Rusia sulmon dhe mohon identitetin ukrainas, për të cilin foli dje edhe presidenti Zelenski, të gjithë jemi të zëshëm, kritikojmë, luftojmë për të drejtat e popullit ukrainas dhe kundër këtij agresioni të paprecedentë, por kur parlamenti i një shteti anëtar të BE-së sulmon dhe mohon identitetin maqedonas dhe gjuhën time amtare maqedonase, atëherë të gjithë heshtin", përfundoi Micksoki. 

Në fjalimin e tij ai shtoi se Evropa nuk do të jetë kur e bashkuar pa të gjitha vendet evropiane. Ky proces do të vazhdojë derisa të gjitha vendet aspirante të bëhen pjesë e tryezës së përbashkët me vendet e tjera anëtare të BE-së. ls/

Foto: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

video: Fejsbuk i kryeministrit Hristijan Mickoski 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR