• e premte, 04 tetor 2024

Mickoski: Ne si qeveri i kemi zgjidhur gjërat në mënyrë sistematike, jo pjesërisht

Mickoski: Ne si qeveri i kemi zgjidhur gjërat në mënyrë sistematike, jo pjesërisht

Shkup, 5 shtator 2024 (MIA) - Si Qeveri po mendojmë që të bëjmë një pako për të gjitha komunat në vend, në mënyrë që të gjitha komunat që kanë nevojë për transport publik të organizuar në përgjithësi, ta zgjidhin atë, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp, i pyetur për problemet me transportin me autobus në qytetin e Shkupit.

Sipas Mickoskit, nëse Shkupit i duhen 250 autobusë, sigurisht që qyteteve të tjera në Maqedoni u duhen edhe 250 autobusë.

"Ne si qeveri mund t'i zgjidhim gjërat në mënyrë sistematike, jo pjesërisht. Prandaj bëhet thirrje publike për zgjidhjen e problemeve. Për 75 ditë nga dita e formimit të qeverisë, për më pak se një vit sigurojmë 21 miliardë denarë për komunat, ku përfshihen komunat në qytetin Shkup dhe Qytetin e Shkupit. Ftojmë të gjithë të aplikojnë, të ofrojnë projekte dhe në këtë mënyrë të përmirësojnë kushtet në komuna. Blerja e autobusëve të rinj (në Shkup) mund të mos jetë problem, por ka qytete të tjera në Maqedoni që kanë nevojë për autobusë, dhe nuk është vetëm qyteti i Shkupit. Kemi pritur që të dëgjojmë një plan nga znj. Arsovska, kemi pritur të dëgjojmë një plan nga koordinimi i grupeve këshilluese, kemi thënë se do t'i përkrahim pa kushte programet dhe i kemi përkrahur. Sot të fillojmë procesin e blerjes së autobusëve vetëm për Shkupin, supozoj se do të përfundojë me sukses dhe autobusët do të dorëzohen për vitin e ardhshëm shkollor", tha kryeministri.

Mickoski theksoi se janë në dispozicion të dëgjojnë dhe ta mbështetin atë plan, dhe nëse plani është që të votohet për kredi për blerjen e autobusëve që do të vijnë vitin e ardhshëm, siç tha, kjo nuk është zgjidhje e problemit që kanë banorët e Shkupit. .

"Problemi zgjidhet me mobilizimin e Ndërmarrjes së Transportit Publik, me shpenzim real dhe të qëllimshëm të mjeteve që qytetarët e Shkupit ia japin Ndërmarrjes së Transportit Publik në Shkup përmes subvencionimit dhe në këtë mënyrë problemi zgjidhet menjëherë dhe shpejt, por Qeveria nuk mund ta bëjë këtë", theksoi ndër të tjera kryeministri Mickoski.

Kryeministri Mickosi u përgjigj edhe për situatën me ndërtimin e garazhit me kate në afërsi të Kuvendit të RMV-së, problem, i cili, sipas tij, duhet të zgjidhet, ndërsa dhe të mos anashkalohet. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR