• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski në takim me shefin e Misionit të OSBE-së Val: Vendi do të vazhdojë në rrugën evropiane, vijon një periudhë reformash

Mickoski në takim me shefin e Misionit të OSBE-së Val: Vendi do të vazhdojë  në rrugën evropiane, vijon një periudhë reformash

Shkup, 29 maj 2024 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev sot patën takim me ambasadorin dhe shef i Misionit të OSBE-së, Kilian Val.

Në takim u diskutua për zbatimin dhe rezultatet e zgjedhjeve të fundit presidenciale dhe parlamentare në Maqedoni, si dhe për hapat e mëtejshëm për qeverinë e ardhshme të udhëhequr nga VMRO-DPMNE.

Siç theksohet në kumtesën e partisë, Mickoski i falënderoi përfaqësuesit e Misionit të OSBE-së për përfshirjen aktive dhe ndjekjen e proceseve zgjedhore, si më 24 prill ashtu edhe më 8 maj.

"Nga ana e kryetarit Mickoski u theksua se vijon një periudhë reformash në vend, përforcimit ekonomik, si dhe luftimit të korrupsionit dhe krimit në mënyrë që vendi të zhvillohet dhe përparojë.  Gjithashtu ai shtoi se vendi do të vazhdojë në rrugën evropiane për të cilën qeveria e ardhshme e udhëhequr nga VMRO-DPMNE fuqiisht do të avokojë", theksohet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Në takim, siç theksohet, u konstatua bashkëpunimi i suksesshëm ndërmjet VMRO-DPMNE-së dhe Misionit të OSBE-së dhe ai do të vazhdojë. sa/

Foto: VMROO-DPMNE

QËNDRONI TË LIDHUR