Mickoski në takim me përfaqësues të lartë amerikanë në Uashington, konfirmohet përkrahja nga SHBA-ja
- Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka realizuar më shumë takime bilaterale me përfaqësues të lartë amerikanë në Uashington, kumtoi pres shërbimi i Qeverisë.
- Post By Besnik Shuki
- 12:12, 9 korrik, 2024
Shkup, 9 korrik 2024 (MIA) - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka realizuar më shumë takime bilaterale me përfaqësues të lartë amerikanë në Uashington, kumtoi pres shërbimi i Qeverisë.
Gjatë ditës së djeshme, Mickoski së bashku me delegacionin e Qeverisë, si dhe kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi kanë realizuar takim me kongresmenët Pit Seshën, Robert Aderholt, Xho Uilson, Xhon Mulenar, si dhe me Xhejms Xhons, ish këshilltar i sigurisë kombëtare të Barak Obamës.
Në takimin nga të dy palët janë potencuar marrëdhëniet e mira bilaterale me SHBA-në.
U bisedua për mundësinë për shfrytëzimin e potencialeve ekonomikë dhe përkrahjen politike në realizimin e interasave strategjike të shtetit.
"Do të hyjmë në një cikël investues për projekte serioze kapitale në infratsrukturë, energjetikë dhe shumë sfera tjera", tha Mickoski.
Njëheri u potencua se një prej caqeve kryesore paraqet lufta kundër krimit të të organizuar dhe korrupsionit. Nga ana e kongresmenëve është shprehur përkrahja e fuqishme për Maqedoninë e Veriut, si mik dhe aleat i fuqishëm i SHBA-së. bsh/
Foto: Qeveri