• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski në takim me deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit "Maqedonia Jote"

Mickoski në takim me deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit

 Shkup, 27 maj 2024 (MIA)  - Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski para seancës së nesërme konstituive të përbërjes së re të Kuvendit, sot u takua me deputetët e koalicionit "Maqedonia Jote".

"Takim me deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit "Maqedonia Jote" para konstituimit të Kuvendit të Maqedonisë Shumë punë dhe rezultate që duhet të sjellim për Maqedoninë", ka shkruar Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk.  

 

Pas zgjedhjeve parlamentare të 8 majit, nesër do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit në përbërje  të re. Kuvendi do të ketë 120 deputetë, por në seancën e nesërme do të marrin pjesë vetëm 118 deputetë, mandatet e të cilëve tashmë janë konfirmuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dhe u janë lëshuar certifikatat. Për dy mandate që u rivotua  të mërkurën e kaluar ende rrjedhin procedurat e ankimimit.

Për kryetar të Kuvendit do të propozohet Afrim Gashi nga koalicioni Vlen. Për shkak të kandidaturës për kryetar të Kuvendit, Gashi  ka dhënë dorëheqje nga funkdioni i kryetarit të Alternativës. 

 

Në përbërjen e re parlamentare  më shumë deputetë ka koalicioni "Maqedonia Jote" i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja  - 58, koalicioni Për Ardhmëri Europiane i udhëhequr nga LSDM-ja ka 18 deputetë, koalicioni i Frontit Europian i udhëhequr nga BDI-ja ka po aq 18 deputetë. Koalicioni Vlen ka 14, kurse e Majta dhe ZNAM nga gjashtë deputetë.

 Foto: Hristijan Mickoski FB

 

QËNDRONI TË LIDHUR