Mickoski me urim për festën e Shën Mërisë së Madhe dhe Ditën e minatorëve: Të bashkuar do t’i tejkalojmë të gjitha sfidat
- Kryeministri Hristijan Mickoski sot nga Manastiri dërgoi urime deri te krishterët ortodoksë me rastin e festës së madhe fetare të Shën Mërisë së Madhe.
- Post By Qefsere Abduli
- 12:34, 28 gusht, 2025
Shkup, 28 gusht 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot nga Manastiri dërgoi urime deri te krishterët ortodoksë me rastin e festës së madhe fetare të Shën Mërisë së Madhe.
"Këto janë ditë kur festojmë, kur takohemi, bashkohemi, kur flasim për besimin, për forcën shpirtërore, për gjithçka që paraqet sfidë në përditshmërinë tonë, dhe jam i bindur se të bashkuar, të gjithë së bashku, do t’i tejkalojmë ato sfida. E uroj këtë festë të madhe ortodokse të Shën Mërisë së Madhe", tha kryeministri.
Mickosi dërgoi urime edhe deri te minatorët me rastin e Ditës së minatorëve, duke u dëshiruar edhe shumë suksese.
"Uroj Ditën edhe minatorëve. u uroj edhe shumë ditë pune të mira, shumë suksese, sepse falë punës së tyre të përkushtuar, punës së lodhshme dhe energjisë që çdo ditë e japin këtu në KME “Manastir”, ne kemi stabilitet energjetik, ndërsa stabiliteti energjetik nënkupton edhe rritje të qëndrueshme ekonomike për Maqedoninë. Dëshiroj edhe një herë të përsëris dhe t’ua uroj Ditën e Minatorëve me përshëndetjen e minatorëve “Me fat”, sepse ata janë frymëzimi ynë dhe e di, jam i bindur nga ajo që pashë se motivi nuk mungon, dëshira është këtu e pranishme dhe jam i sigurt për rezultate edhe më të mira në muajt dhe vitet që vijnë për sistemin energjetik të Maqedonisë, për sektorin minerar, por edhe për ekonominë", theksoi Mickoski. qa/
Foto: Qeveri