• e diel, 22 dhjetor 2024

Mickoski: Me pushtetin mund të flasim vetëm për datën e zgjedhjeve, gjithçka tjetër janë tregime “peshkimi”

Mickoski: Me pushtetin mund të flasim vetëm për datën e zgjedhjeve, gjithçka tjetër janë tregime “peshkimi”

Shkup, 13 korrik 2023 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski,  sot deklaroi se me pushtetin  mund të dakordohet vetëm për një çështje, e ajo është data për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. 

"Ka kaluar më shumë se një vit, ata thonin se unë jam problemi,  politikanin Hristijan Mickoskin e kishin në tryezë, kishin një vit  kohë të gjenin dikë që do të votojë për ndryshimet kushtetuese, ka disa zgjidhje që ua kam ofruar vitin e kaluar, të gjithë ata i refuzuan dhe tani kanë në tryezë vetëm një çështje: të ulemi dhe të biem dakord për datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Gjithçka tjetër është pjesë e tregimeve të peshkimit, gjegjësisht gënjeshtrat dhe fantazitë e këtyre njerëzve që për pak do të jenë pjesë e qeverisë së Maqedonisë së Veriut", tha Mickoski, i cili ishte në takim në Odën e Zejtarisë. 

 Mickoski nuk tha se çfarë do t'u thotë tre ministrave të punëve të jashtme, ministrave të punëve të jashtme të Austrisë, Çekisë dhe Sllovakisë, Aleksandar Shalenberg, Jan Lipavski dhe Mirosllav Vlahovski.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për atë nëse bëhet fjalë për ofensivë diplomatike dhe bisedime në temën ndryshimet kushtetuese, Mickoski tha se kjo po ndodh gjatë gjithë vitit. Tha se  nëse vetëm ndryshimet kushtetuese janë temë e takimit,    për të cilat nuk ka rend dite, ai jo vetëm që do të zhgënjehet, por njëkohësisht edhe do të ofendohet. 

 Të dëgjojmë se çfarë është ajo qu u intereson, tha ai. ar/

Foto: VMRO-DPMNE

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR