Mickoski - Macut: Përmirësimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit ekonomik, gazi dhe lidhja e korridorit
- Lidhja e gazit dhe korridorit midis Maqedonisë dhe Serbisë është tema që kryeministri Hristijan Mickoski diskutoi në takimin e sotëm me kryeministrin e Republikës së Serbisë, Gjuro Macut, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë.
- Post By Sara Ademi
- 16:59, 3 tetor, 2025
Shkup, 3 tetor 2025 (MIA) - Lidhja e gazit dhe korridorit midis Maqedonisë dhe Serbisë është tema që kryeministri Hristijan Mickoski diskutoi në takimin e sotëm me kryeministrin e Republikës së Serbisë, Gjuro Macut, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë.
"Diskutuam për gazin dhe lidhjen e korridoreve, si dhe për promovimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve. Jemi të bindur se projektet e përbashkëta do të kontribuojnë në lidhje më të forta dhe një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë", shkroi kryeministri në profilin e tij në Fejsbuk.

Nga shërbimi për shtyp i Qeverisë informojnë se dy kryeministrat biseduan për avancimin e marrëdhënieve bilaterale, bashkëpunimin ekonomik dhe lidhjen infrastrukturore. U vu theks edhe te shkëmbimi tregtar, projektet e përbashkëta energjetike dhe lehtësimi i lëvizjes së njerëzve dhe mallrave.
Kryeministri Mickoski theksoi se Serbia është partner dhe mik i sinqertë, me të cilin ndajmë vizionin për një Ballkan të qëndrueshëm, të sigurt dhe prosperues.

Kryeministri Macut shprehu mbështetje për proceset reformuese në shtet dhe nënvizoi se Beogradi dhe Shkupi do të vazhdojnë të bashkëpunojnë në projekte të përbashkëta që janë në interes të qytetarëve të të dy vendeve. Të dy palët u pajtuan se thellimi i lidhjeve miqësore mes dy shteteve paraqet një kontribut të rëndësishëm për stabilitetin rajonal dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. sa/
Foto: Qeveria