Mickoski: Më vjen mirë që një pjesë e partive në opozitë janë të vetëdijshëm se duhet të izolohen ekstremet
- Më vjen mirë që një pjesë e partive politike edhe pse janë në opozitë, janë të vetëdijshëm për ekstremet në shoqëri, të cilat dëshirojnë të shkaktojnë pasiguri dhe destabilizim dhe së bashku nuk do të lejojmë të na tërheqin në moçalin politik, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke komentuar vendimin e djeshëm të Bordit Ekzekutiv të LSDM-së për të mos i përkrahur interpelancat e BDI-së për katër zyrtarë lidhur me aksionet në festën e Ditës së Flamurit shqiptar.
- Post By Qefsere Abduli
- 15:30, 5 dhjetor, 2024
Shkup, 5 dhjetor 2024 (MIA) - Më vjen mirë që një pjesë e partive politike edhe pse janë në opozitë, janë të vetëdijshëm për ekstremet në shoqëri, të cilat dëshirojnë të shkaktojnë pasiguri dhe destabilizim dhe së bashku nuk do të lejojmë të na tërheqin në moçalin politik, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke komentuar vendimin e djeshëm të Bordit Ekzekutiv të LSDM-së për të mos i përkrahur interpelancat e BDI-së për katër zyrtarë lidhur me aksionet në festën e Ditës së Flamurit shqiptar.
Mickoski përsëriti se nuk sheh arsye për takim të liderëve për ngjarjet e 28 nëntorit dhe theksoi se rasti është mbyllur, autorët janë gjetur dhe identifikuar dhe ka përgjegjësi individuale dhe nxitës. Nuk përjashton mundësinë për takim të liderëve, por siç tha, për tema tjera, për ide për të ardhmen e përbashkët politike, ndërsa është në dispozicion edhe për takime individuale me liderët e partive për zhvillimin e shtetit dhe standardin e qytetarëve.
"Mendoj se të gjitha ekstremet në shoqëri që duan të shkaktojnë destabilizim, pasiguri, duhet të izolohen. Tani në kushte kur po përjetojmë një valë investimi vërtet të fortë, kur po thyejmë rekorde me investimet e drejtpërdrejta të huaja, me rritje ekonomike, kur për herë të parë pas nuk e di sa vitesh jemi në deflacion, kur kemi suficit në Buxhet, valë investimesh mbi 800 milionë euro, 250 milionë euro për kompani, për komunat etj, kemi ekstreme në shoqëri, që duan të na tërheqin sërish në moçalin politik. Mua më vjen mirë që një pjesë e partive politke, edhe pse janë në opozitë, janë të vetëdijshëm për ekstremet në shoqëri, të cilat dëshirojnë të shkaktojnë pasiguri dhe destabilizim dhe se së bashku nuk do të lejojmë të na tërheqin në moçalin politik. Mendoj se qytetarët dalëngadalë po i izolojnë të gjithë ata që janë pro pasigurisë, destabilizimit, konflikteve, ata duhet të refuzohen dhe të izolohen dhe në atë rol sot është BDI-ja, e cila dikur është paraqitur si parti pro e gjelbër politike, por sot shohim se është gjeneratori kryesor i paqëndrueshmërisë dhe përpiqet të gjenerojë konflikte", tha Mickoski në pyetjen e gazetarëve.
I pyetur nëse për të është çështje e mbyllur takimi i liderëve që e ka kërkuar LSDM-ja si mundësi për të bashkuar të gjitha subjektet politike rreth mesazhit se shteti mbetet stabil dhe i përkushtuar për paqen, bashkëjetesën dhe respektimin e diversitetit, u përgjigj se “çështjet nuk janë mbyllur, por për momentin nuk sheh arsye pse të ketë takim”.
"Nëse i referohemi asaj se çka ndodhi më 28 nëntor, ishte i qartë motivi i nxitësve të asaj që ndodhi atëherë. Një pjesë e tyre i kemi parë se janë të afërt me parti të caktuara politike dhe politikanë që tani janë në opozitë, përgjigje me shumë dëshmi japin edhe informatat operative të MPB-së se kush qëndron pas, posaçërisht në Kumanovë dhe rajonin e Kumanovës dhe Shkup, kush janë inspirues, kështu që situata është e qartë dhe ajo është nën kontroll. Qëllimi ishte të kemi reagim të ashpër të MPB-së, na ruajt Zoti mos të kemi edhe të vdekur dhe pastaj të ndodh konflikt, tension etj. Unë edhe atëherë dhe sot përgëzoj reagimin e pjekur të MPB-së, megjithëse i kuptoj edhe qytetarët, ndjenjat e të cilëve atë ditë ishin në nivele të larta, por mendoj se një veprim i matur e izoloi grupin, që u nxit për ta bërë këtë lloj incidenti dhe ata që kanë qenë autorë dhe kanë shkelur nenin 319 paragrafi 1 i Kodit Penal, janë në ndjekje penale ose kundërvajtëse, gjithçka do të trajtohet sipas ligjit. Duhet të mësohemi se kështu duhet të funksionojmë në periudhën e ardhshme, sepse kur reagon emocionalisht, gabon, duhet të përdorësh arsyen, me kujdes, hap pas hapi, do t'ia arrijmë qëllimit, por nuk duhet të lejojmë që këta nxitës të fitojnë", tha Mickoski.
Është e qartë kush është nxitësi, është i qartë qëllimi i asaj që ndodhi, tha Mickoski, duke shtuar se është i kënaqur nga ajo që zbatoi MPB-ja atë ditë.
"Autorët janë lokalizuar, identifikuar. Kemi përgjegjësi individuale, kemi nxitës, për ne ka përfunduar çështja, pres që në një rast tjetër të zbulohen autorët. Por asnjëherë nuk e përjashtoj mundësinë e një takimi liderësh. Ndoshta duhet të diskutojmë disa ide për të ardhmen, disa politika të përbashkëta etj, mund të takohemi edhe individualisht me kryetarët e partive, nëse kanë diçka kreative për të ofruar në drejtim të zhvillimit të shtetit dhe standardit të qytetarëve, jam këtu, qëndroj në dispozicion dhe nuk i shmang ato takime", tha Mickoski, në konferencën për mediat në Qeveri, në të cilën u shpall shporta konsumatore e Vitit të Ri.
Ministria e Punëve të Brendshme deri tani ka arrestuar 18 persona në lidhje me incidentet në Ditën e Flamurit shqiptar, prej të cilëve katër janë në paraburgim, ndërsa për dhjetëra të tjerë janë ngritur procedura për kundërvajtje. qa/bsh/
Foto: MIA