• e martë, 19 nëntor 2024

Mickoski dhe Perinski në takim me Arsovskën në Qeveri

Mickoski dhe Perinski në takim me Arsovskën në Qeveri

Shkup, 19 gusht 2024 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski dhe ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski sot do të realizojnë takim me kryetaren e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. 

Siç njofton Pres shërbimi i qeverisë, takimi do të mbahet në orën 15:30 në Qeveri. Pas takimit, ministri Perinski do të deklarohet për media.

Kryeministri Mickoski para disa ditëve deklaroi se është i gatshëm për çdo zgjidhje të problemeve në kryeqytet, por nëse nuk ka progres, tha ai, “atëherë do të duhet të ndërmarrim hapa radikal”. Ai vlerësoi se do të pranojë gjithçka që është në interes të shkupjanëve. Prandaj, tha ai, "qyteti duhet të funksionojë normalisht", duke theksuar se po vjen fillimi i vitit të ri shkollor dhe qytetarët tashmë po kthehen nga pushimet vjetore.

Qyteti i Shkupit të premten pasdite u dërgoi madje letër mediave duke kërkuar nga kryeministri Mickoski që “të caktojë datën, vendin, temat për diskutim dhe formatin e takimit”.

Autoritetet e qytetit në komunikatë theksuan se presin konfirmimin e propozimit për formimin e trupit të përbashkët punues ndërmjet Qeverisë dhe Qytetit të Shkupit.

"Shpresojmë për një qasje të sinqertë dhe partneriteti nga Qeveria e R. së Maqedonisë në interes të qytetarëve të Qytetit të Shkupit", thuhet në kumtesë. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR