• e premte, 05 dhjetor 2025

Shkupi nikoqir i Hakatanonit CASSINI

Shkupi nikoqir i Hakatanonit CASSINI

Shkup, 16 maj 2025 (MIA) – Maqedonia prej sot e deri më 18 maj për herë të parë do të jetë nikoqire e ngjarjeve më prestigjioze evropiane për inovacione - CASSINI Hackathon që do të mbahet në qendrën e TI-së Netaville në Shkup, nën patronazhin e Komisionit Evropian dhe Agjencisë të BE-së për Program Hapësinor (EUSPA).

Ky hakaton paralelisht zhvillohet në 10 shtete evropiane, ndërsa i kushtohet temës “Hapësirës në shëndetësi”. Pjesëmarrësit do të punojnë në zgjidhje inovative me shfrytëzimin e të dhënave satelitore për përmirësimin e ndjekjes dhe reagim gjatë sëmundjeve dhe rreziqeve shëndetësore, përmirësim të shërbimeve urgjente dhe avancim të shëndetit mendor dhe mirëqenies. 

“Ngjarja do ta bashkojë bashkësinë startap teknologjike, shëndetësore, akademike, me pjesëmarrje të studentëve, ekspertëve, sipërmarrësve dhe entuziastë nga organizata të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare”, bëjnë të ditur nga Netaville. fc/

Foto: Netaville

 

QËNDRONI TË LIDHUR