Mickoski dhe Gerapetritisi biseduan në margjinat e Samitit të Procesit të Berlinit në Londër
- – Në margjinat e Samitit të Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor që po mbahet në Londër, ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Jorgos Gerapetritis ka pasur disa takime në mesin e të cilave edhe me kryeministrin Hristian Mickoski, siç informuan përmes Iksit nga MPJ greke, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.
- Post By Fitore Curri
- 20:10, 22 tetor, 2025
Athinë, 22 tetor 2025 (MIA) – Në margjinat e Samitit të Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor që po mbahet në Londër, ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Jorgos Gerapetritis ka pasur disa takime në mesin e të cilave edhe me kryeministrin Hristian Mickoski, siç informuan përmes Iksit nga MPJ greke, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë publikuan fotografi të Gerapetritisit me kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe të Kosovës, Hristian Miskoski dhe Albin Kurti, me sekretarin e përgjithshëm të Këshillit Rajonal për Bashkëpunim, Amer Kapetanoviq dhe me sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, Feridun Sinirllioglu.
Vendi ynë në Samitin në Londër merr pjesë me një delegacion qeveritar të kryesuar nga kryeministri Hristian Mickoski, përderisa nga Greqia është ministri i Punëve të Jashtme, ndërsa nga MPJ greke njoftuan se temat kryesore të Samitit janë “fuqizimi i sigurisë rajonale, menaxhimi me emigrimin e jashtëligjshëm dhe promovimi i zhvillimit ekonomik rajonal”.
Kryeministri Mickoski dhe shefi i diplomacisë greke Gerapetritis patën takim të shkurt edhe në margjinat e Samitit të Procesit të Berlinit në vitin e kaluar. fc/
Foto: Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë